• |
ide | kryesore

Të humbur prej tre orësh në Gjipe, gjenden dy turistët spanjollë

Lajme, Të fundit



Janë gjetur pas tre orësh një çif turistësh spanjollë, të cilët kishin humbur në Kanionin e Gjipesë.

Sipas njoftimit të Policisë, çifti i turistëve kishin qenë duke eskploruar territorin, ndërsa kishin humbur rrugën.

Pas kryerjes së tre orëve kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë e kanë gjetur çiftin e turistëve në pjesën veriore të kanionit, në kufi me fshatin Vuno.

Dy turistët, 34 vjeç dhe 26 vjeçe, janë në gjendje të mirë shëndetësorë dhe nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Himarë, Vorë

Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve spanjollë të cilët humbën për 3 orë në Kanionin e Gjipesë.

Rreth orës 18:20, në Kanionin e Gjipesë, Himarë, një çift spanjollësh duke eksploruar territorin, për shkak se po afronte nata kanë humbur rrugën duke e bërë të pamundur daljen e tyre nga kanioni.

Forcat e Policisë së Himarës dhe ajo Kufitare, për shkak të terrenit të vështirë kanë kërkuar në rrugë tokësore me këmbë, por edhe nëpërmjet territorit ujor me mjetet lundruese me qëllim gjetjen e tyre.

Pas 3 orë kërkimesh intensive shërbimet e policisë i kanë gjetur në pjesën veriore të këtij kanioni, në kufi me fshatin Vuno.

Dy turistët 34 vjeç dhe 26 vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetërore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *