• |
ide | kryesore

Video/ Ahmataj debutim ëndërrash, minuta e 25 vendimtare: mposht 0-3 ish-skuadrën e tij

F1, Sport, Video



Julian Ahamtaj në pankinën e Tiranës tenton të tregojë gjithcka në harkun e vetëm 90 minutave: shkon të imponohet 0-3 kundër ish-skuadrës së tij të fundit, Luftëtarit (për 65 minuta me 10 lojtarë) dhe e bën me 40% të bardhebluve të ndryshuar, si për të dashur të tregojë se kjo skuadër është e tij, menjëherë.

Frikën më të madhe Likës në fakt nuk ia shkaktuan gjirokastitët por Vangjeli që i shkoi pranë autogolit në të 15 e që në total ishte mundësia e vetme e bluezinjve në 45 minutat e para. Tirana kërkoi të luajë me infiltrime e krosime, për të shfrytëzuar karakteristikat e Halilit, Kobinah e Torasa, por loja merr drejtim vetëm pas 25 minutash kur Luftëtari merr dënimin e dyfishtë: penallti e karton i kuq, për prekje me dorë të topit nga Prikas. Mundësia më e mirë për Tiranën, vetëm se ndoshta nuk duhej një gjirokastrit të paraqitej në pikën e bardhë, me peshën e rëndë të dijenisë së po fundos ekipin e vendlindjes. Bathën nuk e mbajnë këmbët në fund, rrëshket dhe e dërgon topin tek portieri gjirokastrit…

Por i gjithë entuziazmi i Qyranit, se priti penalltinë, zgjat pak sekonda sepse në aksionin në vijim Torassa kalon në avantazh Tiranën, duke e bërë të thjeshtë tashmë ndeshjen për bardheblutë, që sigurojnë rezultatin përpara se të zbrisnin në dhomat e zhveshjes për pushimin e lojës. Michael Ngoo justifikon pse Ahmataj uli në stol një njohje të vjetër si Dunga, duke dërguar në rrjetë asist të Halilit.

Ahmataj kërkoi më shumë freski, e njohje më të mirë të portës, jo vetëm për të mbajtur nën presion kundërshtarin, por edhe për të marrë sinjalet nga lojtarë si Hasani, që zëvendësoi Torassa në minutën e 62’ për tu bërë protagonist edhe me kaq pak minuta në dispozicion. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt shkodrani, i shërbyer nga Kobinah, fiksoi golin e tretë, që e ngjiti Tiranën me 17 pikë, në kuotë të barabartë me Bylis, duke vënë nën presion Partizanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *