• |
ide | kryesore

Bylis barazon me Teutën, shpërthen Dovedan: “Nuk na dhanë dy penallti”

Sport



Tension, dy kartona të kuq e polemika në përfundim të një 0-0 mes Bylis e Teutës. Ballshiotët nuk arritën të shfrytëzonin ndeshjen në shtëpi dhe ndalin hapin, edhe pse me 17 pikë pas 10 javësh janë në krye të klasifikimit e presin vetëm përballjen e Partizanit me Kukësin për të mësuar nëse do të jenë ende në krye të Superiores. Një ndeshje që nuk shkoi sipas idesë së Dovedan që shpërthen në fund të ndeshjes, duke u ankuar për arbitrimin: “Jemi të lodhur që në 7 ditë kemi luajtur 3 ndeshje dhe kjo ndikon për të mos dhënë maksimumin. Nuk më ka pëlqyer të flas për arbitrat, por në këtë ndeshje do flas për arbitrat”

Tekniku, që deri tani nuk ka bërë kurrë polemika, reklamon dy penallti të padhëna, që kanë ndikuar sipas tij drejtpërdrejtë në rezultatin e sfidës me Teutën: “Nuk na dhanë 2 penallti. Ishte një e Bicajt dhe një ndaj Murataj – shpjegoi Dovedan -. Edhe në ndeshjet e tjera ka ndodhur e njëjta gjë! Na kanë penalizuar! Nuk e di pse nuk kanë akorduar penallti”.

Bylis me 17 pikë, ka barazuar Partizanin dhe është edhe në shoqërinë e Tiranës në vendin e parë të Superiores.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *