• |
ide | kryesore

Dëmtimi i frikshëm i Higuain: argjentinasi e kalon me disa qepje

Sport



Alarm i mbyllur në shtëpinë e Juventus në lidhje me gjendjen fizike të Gonzalo Higuain. Nuk ka qenë i nevojshëm transportimi në spital për kontrolle më të hollësishme, por Pipitaështë shoqëruar nga stafi mjekësor i bardhezinjve në infermerinë e Via del Mare, ku i janë bërë disa qepje në ballë, si pasojë e plagës së marrë në një përplasje të fortë me portierin Gabriel, në minutat e fundit të ndeshjes mes Lecce e Juventus, të përfunduar 1-1.

Pas përplasjes që ndodhi në fundin e ndeshjes, Higuain vazhdoi të luajë i gjakosur e me një fasho mbi kokë, por në fund të ndeshjes, për shkak të ndjesisë së marrjes së mendve, u ul në fushën e lojës. Sulmuesi argjentinas megjithatë është kthyer me skuadrën në Torino, ku do të kryejë edhe disa teste radiologjike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *