• |
ide | kryesore

F1 Meksikë: Verstappen dënohet: vija e parë e startit e gjitha Ferrari

Sport



Drejtuesit e garës i kanë hequr pole position Max Verstappen. Hollandezi i Red Bull ka zbritur me tre pozicione në start për motivin se nuk ka ngadalësuar në regjimin e flamujve të verdhë të treguara për aksidentin e Bottas në fund të kualifikueseve. Festë për Ferrari që mori kështu vijën e parë me Leclerc e Vettel. Pozicioni i tretë për Hamilton, përpara pikërisht Verstappen.

Sipas rregullores, gabimi i ka kushtuar kohën finale dhe tre pozicione në start sepse nuk respektoi kushtet e sigurisë. Ferrari, ka insistuar fort për penalizimin e Verstapen dhe tani mund të jetë i kënaqur. Për Leclerc është pole position numër 7 në karrierë, e 228 në historinë e Ferrarit.

Max Verstappen nuk arriti të shijojë vendin e parë të marrë në Meksikë, e dyta në karrierë pas atij në Hungaroring, për shkak të penalizimit. Hollandezi ka folur shkurt për episodin e fundit në të cilin nuk respektoi flamujt e verdhë për incidentin e Bottas, duke dhënë një deklaratë të cuditshme: “I pashë, por nuk mu duk e arsyeshme të hiqja këmbën nga pedali i gazit”. Mbi këtë cështje ndërhyri edhe lideri i skuderisë Red Bull, Chris Horner, që ka mbrojtur pilotin e tij: “Nuk kishte asnjë sinjal për flamuj të verdhë në kruskotin e makinës së Max – tha ai – E përfundoi xhiron sepse nuk kishte sinjalizim e të njëjtën gjë bëri edhe Hamilton”, por sic duket nuk ishte punë sinjali dhe tani Red Bull niset i katërti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *