• |
ide | kryesore

FOTO/ I riu shqiptar vret 91-vjeçaren italiane ku punonte nëna e tij

Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar është arrestuar për vrasjen e një 91-vjeçareje italiane, ish-mësuese në pension. Ajo u gjet e pajetë nga vajza e saj në kuzhinë ndërsa ishte goditur disa herë me grushta dhe sende të forta. 19-vjeçari shqiptar, Sergio Malaj ishte djali i shërbyeses shqiptare të të moshuarës të identifikuar si Diva Compagnucci.

Ai ishte parë edhe nga disa fqinj pranë pallatit ditën e ngjarjes. Besohet se ka qenë një kërkesë e të riut për para ajo që ka bërë që gjërat të shkonin keq në shtëpinë e viktimës. Në sallën e gjyqit, Sergio Malaj ka deklaruar se nuk ka qenë fare në banesën e të moshuarës, ku shërbente nëna e tij.

“Nuk e kam vrarë unë. Nuk kam qenë në atë banesë. Kam qenë në një vend tjetër” – tha Sergio. Sipas Corriere della Sera hetuesit kanë gjetur shumë gjëra të dyshimta në momentin që e kanë ndalur. Ai ka qenë mjaft i tronditur, në trup kishte njolla gjaku. Të gjakosura ishin edhe disa bluza që kishte futur në lavatriçe në përpjekje për të humbur gjurmët. Shqiptari është pikasur edhe nga kamerat e sigurisë stë pallatit ku jetonte viktima.

Mediat italiane shkruajnë se e moshuara nuk kishte ndonjë pasur domethënëse, përveç parave të pensionit dhe ndonjë send floriri. Compagnucci u kishte thënë mikeve të veta se atë pasdite do të shkonte parukierja pasi kishte dëshirë të shkonin në një shfaqje. Sergio Malaj jetonte së bashku me familjen në Tolfa. Ka frekuentuar shkollën e mesme për elektronikë. Për banorët e qytezës prindërit janë njerëz punëtorë e të respektuar. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *