• |
ide | kryesore

Getinjo tregon emrin e vajzës që do ftonte në një takim

Paparazzi, Slider



Reperi Getinjo, dje ka zbuluar një fakt interesant, emrin e vajzës shqiptare që do e ftonte  në një takim.

Gjatë lojës së parë dje i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’, ai ka qëndruar para një koshi, ka lexuar pyetjen që i shkruhej në letër:
“Cilën ndër vajzat e njohura shqiptare do ftoje në takim?”, më pas e ka mbledhur në formë topi letrën dhe e ka gjuajtur në drejtim të koshit.

Loja funksionon në këtë mënyrë: ata të cilët shënojnë kanë të drejtë të mos përgjigjen.Mirëpo, ndonëse Getinjo e hodhi letrën drejt e në kosh, ka preferuar të përgjigjet duke zbuluar emrin e vajzës.
Ai ka thënë emrin e modeles shqiptare Vildane Zeneli, duke shprehur dëshirën për ta ftuar në një takim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *