• |
ide | kryesore

Kurti zbardh detaje nga biseda me Ramën

Lajme, Të fundit



Në një intervistë për Ora News, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama. Kryetari i Vetëvendosjes e quan “shumë të rëndë” tarifën dhe angazhohet për një zgjidhje alternative.

“Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare. Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash.

Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur”- tha Kurti. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Atehere ketu kemi nje problem konceptual, sepse ti nuk mund te krijosh nje levizje politike ne nje vend ndaj te cilin aplikon akoma tarifa dhe ke interesa te ndryshme ekonomike. Tani, ti do jesh kryeminister i Kosoves dhe normalisht per momentin te rruhet vetem per votuesit atje dhe sigurisht qe dhe kete bisht levizjen qe ke krijuar ketu do e vervisesh sipas interesit tend kryeministror ne Kosove. Por, nese ti beson mbi cdo gje tek shenjteria e kombit, hiqi tarifat ne menyre te njeanshme dhe shiko nese do e pranojne kosovaret. Nese jo, do te thote qe nuk jemi ose nuk kemi deshire me qene nje komb, dhe duhet ta zhdukesh kete cimken qe krijove ketu, sepse nese e mban do t’i besh te pamundura marredheniet politike ose me qeverine ose me opoziten shqiptare. Ne ate rast ne vend te bashkimit kombetar, do e besh marredhenien Shqiperi-Kosove me te ftohten ne rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *