• |
ide | kryesore

Messi, thumbon CR7: “Më i miri nga të gjithë… Ronaldo”

Sport



Për shumë persona më i mir i të gjitha kohëve është ai, por kush është sulmuesi më i mirë i historisë për Lionel Messi? Për ta zbuluar këtë kuriozitet mendon vetë kampioni i Barcellona, që gjatë një interviste në TyC Sports flet për raportin me disa kolegë, duke nisur nga ai i pari i rëndësishëm: “Ronaldinho më ka ndihmuar shumë, do të më pëlqente të luaja më shumë me të. Me Suarez luajmë përmendësh. Më i forti nga të gjithë? Ronaldo”. Por nuk bëhet fjalë për të përkëdhelur rivalin e përjetshëm, CR7, sepse Pleshti flet për Ronaldo brazilianin…

“Ishte një fenomen, nga sulmuesit që kam mundur të shoh, ishte më i miri nga të gjithë. Ishte impresionues” shtoi Messi, që pastaj kujton kohën kur nisi tek Barcellona në krah të Ronaldinho: “U futa në dhomat e zhveshjes, isha 16 ose 17 vjec e të shihje ata fenomenë aty ishte e komplikuar. Por Dinho u kujdes për mua, më bëri të ndihem mirë. Pastaj në fushë e kërkoja gjithnjë, edhe pse janë pak vite që kemi kaluar bashkë, jemi zbavitur shumë”.

E pastaj e ardhmja që vështirë se mund të jetë larg Katalonjës: “Kam ëndërrën për të luajtur tek Neëell’s Old Boys, në Argjentinë, por nuk e di nëse mund të ndodhë. Që këtu nuk dua të iki. Kam një familje që është mendimi im i parë. E vërteta është se kam tre fëmijë, jetoj në një vend që më ofron gjithcka e, falë Zotit, jam i qetë e mund ti jap fëmijëve të mi një të ardhme spektakolare. Duhet të bind familjen dhe fëmijët për të ikur: Thiago është tani i rritur e ka miqtë e tij, sa kur i them me shaka për tu larguar, nxehet. Kur shkojmë në Argjentinë për një muaj, dëshiron të kthehet këtu”, ka shtuar Messi.

Në fund, në fokus edhe kombëtarja, me të cilën Messi nuk arriti kurrë të merrte kënaqësitë që do të donte: “Do më kishte pëlqyer të bëhesha kampion bote, por besoj se nuk do të ndryshoja asgjë nga ajo që pata në karrierën time”. Pleshti mban fort sukseset, individuale e jo vetëm, nga të cilat nuk do të hiqte dorë për të thyer tabunë e Kupës së Botës: “Kjo është ajo që mora, që Zoti më ka dhënë”, ka thënë argjentinasi, duke kujtuar Botërorin Under 20 fituar në 2005 e duke zbuluar “që atëherë nuk do të kisha ëndërruar kurrë atë që erdhi më pas. Ishte shumë më tepër nga sa mund të kisha imagjinuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *