• |
ide | kryesore

MotoGP/ Marquez fiton në Australi me një xhiro kryesim: Vinales rrëzohet në fund

F1, Sport



Marc Marquez nuk ndalet më dhe arrin fitoren e pestë radhazi në MotoGP, në një garë ku kryesoi vetëm një xhiro, atë të fundit. Në Phillip Island, piloti i Honda përfiton nga rrëzimi i Maverick Viñales në xhiron e fundit, duke marrë suksesin e 11 sezonal. I dyti Cal Crutchloë, i treti Jack Miller, që e mbyll përpara Pecco Bagnaia.

Ishtë në komandë vetëm për një xhiro, Marc Marquez. Atë vendimtare, të fundit. Nëse spanjolli ka mësuar të përdorë makinën llogaritëse, atëherë skenaret e të ardhmes për konkurencën janë më të errët se qielli i Phillip Island, që premtonte reshje, por i kurseu pilotët nga shiu. Garë e cuditshme, paraprirë nga kualifikuese të dominuara nga Yamaha: Viñales në pole position me një kohë të jashtëzakonshme përpara Fabio Quartararo, Valentino Rossi i katërti pas Marquez.

Kthesat e para janë spektakolare: dhjetë pilotë të ndarë nga një sekondë dhe parakalime në gati cdo kthesë. Pas 10 xhirosh duele, Viñales e Marquez përshëndesin shoqërinë e bëjnë garë më vete, duke fituar një distancë të madhe nga Cal Crutchloë, ndërsa pjesa tjetër e grupit kanë një ritëm një sekondë më ngadalë. Por në xhiron e fundit vjen edhe befasia: Marquez parakalon Viñales, piloti i Yamaha nuk heq dorë e tenton të rimarrë kryesimin, por humbet ekuilibrin në kthesën 9 dhe rrëzohet, duke i thënë lamtumirë edhe podiumit.

Për kampionin e botës vjen fitorja e 11 në sezon, e pesta radhazi, ajo numër 81 në karrierë e 55 me Honda (duke lënë pas Doohan). I dyti, i shkëputur 11 sekonda, Crutchloë, që lë pas të zotin e shtëpisë Jack Miller. Nuk ka shkuar mirë edhe këtë herë për Valentino Rossi, që e mbylli garën e 400 në karrierë, në vendin e tetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *