• |
ide | kryesore

Remzie Osmani i bën një kërkesë publike Merita Halilit

Paparazzi, Slider



Ditën e premte Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani ishin të ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” në Radiotelevizionin Shqiptar.

Kur Remzia u pyet nga gazetari nëse ka një emër këngëtari apo këngëtareje me të cilën dëshiron të bëjë një bashkëpunim, ajo u përgjigj: Merita Halili!
“Po që do kisha dashur ta bëja një duet me dike që e kam pëlqyer gjithmonë… me Merita Halilin!”, – u shpreh Remzia. “Do bënim një këngë popullore që…!”
Më pas ajo vazhdon: “E kam dashur gjithmonë dhe e kam pëlqyer gjithnjë, edhe më pëlqen akoma! Sidomos në këtë recitalin e fundit… ka sjellë një mrekulli! Nuk e di pse nuk kam qenë në Tiranë për ta ndjekur!”
“Nuk e dija në fakt që do të mbahej koncerti se e kam pasur me shumë qejf. Edhe pashë që e kishte përgatitur shumë mirë. Kishte pasur publik goxha. Fantastike!”, – përfundon Remzia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *