• |
ide | kryesore

Taylor Swift , mbështetja më e madhe për Selena Gomez

Paparazzi, Slider



Selena Gomez në një intervistë  me Zane Lowe,tregoi se si Taylor Swift e kishte ndihmuar gjatë gjithë marrëdhënies së saj me Justin-in dhe më pas me ndarjen prej tij.

Pas kësaj bisede, intervistuesi ftoi Taylor-in t’i tregonte më shumë rreth kësaj histori.
Swift e quajti këngën e re “Lose You to Love Me”, si gjënë më të mirë që ka bërë deri më tani.

“Asaj i është dashur të kalojë shumë. Kam parë shumë gjëra që kanë ndodhur në jetën e saj dhe gjithnjë ja ka dalë. Jam shumë krenare për të.”Kur u pyet se sa shumë ka ndryshuar ylli i Disney-it ndër vite, Taylor tha se Selena mund t’i përgjigjej më mirë vetë kësaj pyetjeje.
“Jam shumë e emocionuar sepse kur dikush ka eksperienca të mëdha jete, ka kaluar vështirësi, mund ta përdorin këtë për të krijuar art më vonë dhe kështu ndihmojnë njerëzit e tjerë. Kështu është pikërisht kjo këngë.”

E prekur nga përgjigjet e mikeshës së saj, Selena kujtoi sa pranë i ka qëndruar këngëtarja.
“Ajo ishte e frustruar kur unë isha e frustruar. Nëse unë isha e mërzitur, ajo ishte e mërzitur. Mendoj se ata më kanë parë të kaloj shumë dhimbje. S’donin që unë të isha kështu, por kurrë nuk ndaluan së më dashuri.”- u shpreh Gomez.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *