• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dirigjentit të famshëm i bien pantallonat në skenë

Syri i Lapsit



Publiku i koncertit të mbajtur mbrëmjen e së shtunës në teatrin “Dal Verme” në Milano, u bë dëshmitar i një situate aspak të zakontë. Dirigjenti Muhai Tang po drejtonte filarmonikën e La Scala, kur i ranë pantallonat në skenë.

Ndonëse u detyrua të ndalonte për disa sekonda dhe të shtrëngonte rripin, 36-vjeçari nuk e pengoi vazhdimin e koncertit “China Nights”, të mbajtur për 70-vjetorin e Republikës Popullore të Kinës.

Muhai Tang, i njohur për kontributin e tij në muzikën klasike, është pikasur nga hera për incidente të tilla në skenë. Më 15 dhjetor të vitit 2016, rrëshqiti dhe u rrëzua pranë një sopranoje, duke e tërhequr pas vetes edhe këtë të fundit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *