• |
ide | kryesore

Video/ Psg ‘vret’ kampionatin, 8 pikë nga vendi i dytë në 11 javë: Icardi e Mbappe shkrijnë Marseille

Sport, Video



Që PSG do të ishte skuadra për tu mundur në Francë kjo dihej, ashtu sikurse dihej që kryeqytetasit janë edhe skuadra më kualitative në Ligue 1, por 8 pikë distancë në vendi i dytë në vetëm 11 javë janë shumë, në pak kohë. Skuadra e Tuchel ka përfituar nga humbja e Nantes së vendit të dytë, për të rritur diferencën, me pokerin e shënuar në portën e Marseille.

Në ‘Parc des Princes’, rezultatin 4-0 e ndanë mes tyre Mbappe e Icardi me nga dy gola secili. Në vetëm 26 minuta lojë, argjentinasi kishte shënuar dy herë në portën e Mandandës, fillimisht duke hapur serinë e golave në të 10 e më pas duke shfrytëzuar asistin e Verratti.

Për të mos u sforcuar edhe në pjesën e dytë PSG i mbylli llogaritë që në 45 minutat e para me dy gola të Kylian Mbappe, me dy assit të Di Maria. Francezi konfirmohet një finalizues i frikshëm, por Tuchel i gëzohet edhe formës së Di Marias, i jashtëzakonshëm gjatë muajit tetor. 27 pikë për PSG, që ndiqet tetë pikë distancë nga Nantes. Dështon të ngjitet në vendin e dytë Marseille, që javën e ardhshme duhet të sfidojë Lille të vendit të tretë me 18 pikë, ndërsa parisienët kanë një shëtitje në transfertën e vendit të fundit në Ligue 1, Dijon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *