• |
ide | kryesore

Video/ Roma ringrihet me Dzeko e Zaniolo: e dyta shkon më keq për Pioli

Sport, Video



Nga barazimet e kryesuesve përfiton vetëm Atalanta, që e ekzagjeron me fitoren 7-1 kundër Udinese, ndërsa Napoli nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 me Spal, i ndalur nga një Berisha në formë të shkëlqyer. Roma sheh zonën Champions, ndërsa Milan nuk kalon dot në pjesën e sipërme të klasifikimit. Në Olimpiko përfundoi 2-1 për verdhekuqtë, tani vetëm një pikë nga Napoli i vendit të katërt. Për Piolin tani gjërat bëhen edhe më të vështira, në kohën kur ndeshja e dytë në pankinë shkoi edhe më keq se debutimi.

E të mendosh që kuqezinjtë e nisën mirë, Paquetà shënoi edhe gol, anulluar më pas për pozicion jashtë loje. Skuadrës së Pioli i mungon dicka në 16 metrat e fundit. E kundërta me kryeqytetasit, Roma goditi praktikisht në rastin e parë: në zhvillimet e një goditje këndi në minutën e 38′, Dzeko, i harruar nga Kessie, shënoi fare pranë portës. Pak më vonë, Pastore mund ti kishte cuar shifrat në 2-0, por u ndal nga Donnarumma nda një dalje të dëshpëruar.

Në pjesën e dytë Roma kishte dy mundësi për të siguruar rezultatin, por ndëshkohet në të 55′ kur krosimin e Calabria, Theo Hernandez e dërgon në rrjetë, edhe falë devijimit të Smalling. Barazimi në fakt zgjati vetëm tre minuta sepse Musacchio ndërhyn për të devijuar pasimin e Dzeko, por e dërgon topin tek Zaniolo, që është tepër i kthjellët para portës, duke vendosur ndeshjen.

ITALY – SERIE A
Bologna 2 – 1 Sampdoria
Atalanta 7 – 1 Udinese
Torino 1 – 1 Cagliari
SPAL 1 – 1 Napoli
Roma 2 – 1 Milan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *