• |
ide | kryesore

67-vjeçarja kineze bëhet nënë, vendos rekord botëror

Stil



Një gjyshe 67-vjeçare bëhet kinezja më e moshuar që sjell në jetë një fëmijë pas një shtatzënie natyrale. “Gruaja, me emrin Tian, lindi të premten me cezarian në provincën e Shandongut”, njoftoi media lokale. Ajo ka lindur vajzë, ndërsa materniteti i qytetit Zaozhuang konfirmoi se një 67-vjeçare kishte lindur në mjediset e tij, por pa dhënë detaje. “Fëmija është një dhuratë nga qielli për ne të dy”, deklaroi bashkëshorti i Tian, 68 vjeç. Sipas të përditshmes “Global Times”, bebja u quajt “Tianci” që në gjuhën kineze do të thotë “Dhuratë nga qielli”, Nëse shtatzënia e Tian rezulton të ketë qenë vërtet natyrale, bëhet fjalë për një rekord botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *