• |
ide | kryesore

Dosja “Tahiri”/ Zbardhet biseda mes xhaxhait të ish-ministrit me Artan Habilajn

Lajme, Të fundit



Në dosjen voluminoze të zbardhur të vendimit të dënimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është zbuluar edhe biseda telefonike e Kujtim Tahirit, xhaxhait të ish-eksponentit të qeverisë “Rama 1”, me një nga anëtarët e grupit “Habilaj”, Artan Habilajn.

Shtetasi Kujtim Tahiri rezulton nga aktet e fashikullit gjyqësor se ka ndërmjetësuar edhe një takim mes të pandehurit Saimir Tahiri dhe shtetasit Artan Habilaj në shtator 2017. Nga përgjimi i numrit telefonik të Artan Habilajt, rezulton se më datë 17.09.2017 shtetasi Kujtim Tahiri telefonon shtetasin Artan Habilaj dhe i thotë se kërkonte ta takonte personi të cilin gjykata e identifikon me emrin e fëmijës së personit dhe mbiemrin ‘i madh’.”- shkruhet ndër të tjera në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Në tekst shkruhet se Tahiri i referohej nipit të tij ish-ministër duke përdorur emrin e të birit që i shton mbiemrin “i madh”, “Drini i madh”. Në komunikimin telefonik me Habilajn, Tahiri telefonon e informon se e kërkon “Drini i madh”. Nga ana tjetër, Habilaj e pyet nëse takimi duhet të jetë urgjent.

Siç rezulton nga përgjimi i fundit, të nesërmen e takimit, në një bisedë të kryer me një person të paidentifikuar, Artan Habilaj konfirmon takimin në fjalë ku kishte qenë “me Kujtimin në Tiranë”.

Sot, 39 ditë pas komunikimit zyrtar të vendimit mbi Tahirin, dosja prej 140 faqesh është dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës për Krime të Rënda. Në këtë dosje janë argumentuar arsyet që çuan tre gjyqtarët, Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka, të dënonin ish-ministrin Tahiri me 3.4 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike.

Organi i akuzës kërkoi asokohe dënimin me 12 vjet burg të Tahirit (që do të reduktoheshin në vetëm 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar), bazuar në akuzat për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj”. Pas seancës maratonë të 19 shtatorit, Krimet e Rënda gjykuan se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretencën e dhënë.

Vendimi është ankimuar nga të dyja palët në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Një nga titullarët më të rëndësishëm të mandatit të parë nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, ka kërkuar pafajësinë, duke e konsideruar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda si qesharak. ©Lapsi.al

 



1 Comment

  1. Po ju portehalet keni dy vjet qe na nxirrni pergjime sikur ka qene tahiri qe kishte folur me abilajn,sot mbas dy vitesh na doli se qenka xhaxhai,hajde media hajde ashtu si e ka qefin salihu I ketyre mediave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *