• |
ide | kryesore

F1/ Hamilton fiton në Meksikë, por nuk merr dot titullin

F1, Sport



Lewis Hamilton ka fituar GP të Meksikës e rrëmben suksesin e 10 sezonal në Formula 1. Britaniku ka shfrytëzuar më së miri stratregjinë e pit stop të Mercedes, për të mbajtur pas shpine Ferrari e Vettel e Leclerc dhe shokun e skuadrës Bottas, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit të gjashtë kampion: i mjafton një vend i tetë në Austin për tu shpallur kampion. Në shkallën e fundit të podiumit Leclerc, përpara dy makinave Red Bull.

Një luftë nervash. Mund të quhet kështu e diela në Meksikë, që ka parë një tjetër triumf të Mercedes e Hamilton, falë një strategjie mjeshtërore e administrimi gomash, në një garë pak spektakolare. Ferrari, për të tretën fundjavë radhazi, nuk arriti të shfrytëzojë pole position për të arritur fitoren në garë, duke treguar se ende nuk është në nivelin e Shigjetave të Argjendta. Pavarësisht nisjes së mirë, Leclerc zgjodhi dy ndalesa, vuajti shumë me gomat e mesame, pati një problem me ndërrimin e tyre në pit-stop e arriti vetëmi treti, me ngushëllimin e pikës shtesë për xhiron më të shpejtë. Vettel, kopjoi strategjinë e Mercedes (mesatare e fortë), por trafiku në momentin kyc kur humbi pozicionin ndaj Leëis në box e bëri të kënaqet me vendin e dytë.

Fundhjavë për tu harruar për Max Verstappen: hollandezi i Red Bull, pasi humbi pole se nuk respektoi flamujt e verdhë, ishte autor i një përplasje të dyfishtë në nisje me Mercedes të Hamilton, duke zbritur në vendin e nëntë: tentoi rikuperimin, por pati probleme në parakalimin e Bottas, u kthye në fund të grupit dhe e mbylli në vendin e gjashtë, pas shokut të skuadrës Albon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *