• |
ide | kryesore

F1, Hamilton, kështu shpallet kampion në Austin

Sport



Lewis Hamilton është një hap larg triumfit për titullin e gjashtë kampion në Formula 1 e në të njëjtën kohë afrimit të rekordit të Michael Schumacher. Pas fitores në Cmimin e Madh të Meksikës, britaniku ka një avantazh prej 74 pikësh ndaj shokut të tij të skuadrës Bottas,kur janë ende për tu zhvilluar edhe 3 GP. Praktikisht asgjë nuk mund ti mohojë pilotit të Mercedes një tjetër sezon spektakolar, sepse gjërat janë më shumë se të vendosura. Do ti mjaftojë të largohet nga Austin me një avantazh prej 52 pikësh ndaj finlandezit për tu laureuar matematikisht kampion. Valtteri sidoqoftë për ta patur një shans për ti prishur festën britanikut është i detyruar të fitojë…

HAMILTON KAMPION NË AUSTIN NËSE….

Përfundon garën mes vendeve 1° e 8°

Përfundon garën në vendin e 9° e poshtë, por Bottas nuk e fiton garën



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *