• |
ide | kryesore

Falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, procedohen 3 punonjës Policie

Lajme, Të fundit

Tre efektivë të Policisë së Kavajës janë proceduar penalisht nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), pasi dyshohen se lejuan dhe favorizuan disa ndërtime pa leje në këtë qytet.

Të proceduarit, shtetasit me iniciale F.GJ., F.N. dhe S.B., akuzohen për veprën e shpërdorimit të detyrës.

Njoftimi i policisë:

SHÇBA procedon 3 punonjës policie në Kavajë, dyshohet se lejuan ndërtime pa leje dhe për falsifikim dokumentesh. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, ekzekutoi masat e sigurisë për 3 punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kavajë, në funksion të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ata janë:

 – F.Gj., me detyrë Operatore pranë Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, si person i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Ajo dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra në këtë funksion, në kundërshtim me ligjin, favorizonte shtetas të ndryshëm gjatë përpilimit të dokumentacionit për pajisjen me pasaportë dhe ndërhynte për favorizime të ndryshme në sferën e ndërtimeve pa leje.

– Inspektor F.H., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ai dyshohet se në mospërmbushje të detyrës ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

– Inspektor S.B., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ai dyshohet se në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

Hetimi u krye me metoda speciale duke dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e kundërligjshme, të këtyre punonjësve të policisë. Hetimet po vazhdojnë.

 

 

1 Comment

  1. ÇNE ARKITEKTET ME UNIFORME NE BURG ?
    PO PSE VETEM KETA JANE ?
    KETA JANE BERE NE MASE ARKITEKTA DHE KONSTRUKTORE, DIPLLOMEN JUA KA DHENE PARTIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu