• |
ide | kryesore

Filma horror për çifte në Halloween

Paparazzi, Slider

Këtë Halloween, duhet të shihni patjetër një film që klasifikohet si horror lidhjesh. Këtë lloj filmi, regjisorë, skenaristë dhe aktorë, e kanë përdorur për të hedhur në ekran traumat dhe vështirësitë e tyre,

Antichrist (2009)

Ajo, një shtrigë e trembur nga ideja se mund të ketë shkaktuar vdekjen e të birit dhe Ai, një terapist që gabon rëndë dhe e trajton gruan si paciente. Filmi ka elementë klasikë të filmave horror, si një dhelpër e çarë në dysh që flet apo fauna antropomorfike, por regjisori i përdor si shabllon për të eksploruar dinamikat e një martese drejt fundit.

Midsommar (2019)

Thuajse gjithë ngjarjet ndodhin në dritë të diellit, sepse ashtu nuk ke ku të fshihesh. Florence Pugh luan rolin e protagonistes së rrënuar e në zi që ka ngecur përkrah një të dashuri dështak, nga i cili nuk ndahet dot thjesht sepse është shumë vonë. Kështu që, shkojnë në Suedi për të përjetuar rituale pagane dhe për të pushuar me shpresën që gjithçka do të jetë më mirë. Kur protagonistja fillon të kuptojë ç’burrë i dobët është i dashuri i saj, dalëngadalë i dorëzohet çmendurisë.

mother! (2017)

 

Ky film ju fut brenda personazhit kryesor, që quhet nënë dhe nuk ju lëshon në asnjë moment. I përjetoni me të gjithë ndodhitë katastrofike që i ngjasojnë një feste që shkon keq. Më pas, bëhet e qartë që bëhet fjalë për një çift që jeton në ferr.

Possession (1981)

Kineasti polak Andrzej Zulaëski shkroi skenarin e “Possession” teksa po divorcohej nga gruaja dhe mospëlqimi i tij për institucionin e martesës vihet re në këtë rrëfenjë të Isabelle Adjani dhe Sam Neill në rolet e një çifti që përçahet nga psikozat e gruas. Gjëja më e frikshme në këtë film është Adjani, që e merr martesën e saj dhe e hap, e përgjak, e vret, e dhunon, teksa bashkëshorti i saj sheh i pashpresë.

Rosemary’s Baby (1968)

Roman Polanski merr një martesë të çiltër – burrë i pashëm, grua e dashur – dhe e hedh në ajër. Performanca ikonike e Mia Farroë u ndikua medoemos nga divorci me ish-bashkëshortin e saj, Frank Polanski.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu