• |
ide | kryesore

Fiton 200 mijë $ në ditën e fundit të kimioterapisë

Lapsi Leaks



Në ditën e fundit të kimioterapisë, një burri me kancer i ka trokitur fati në derë, pasi ka fituar 200 mijë dollarë në lotari. Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut të SHBA, ku Ronnie Foster, që vuante nga kanceri i zorrës së trashë, kishte blerë lotarinë për 1 dollarë në një pikë karburanti, në Beulaville, një javë më parë.

Ai kishte fituar 5 dollarë dhe kishte vendosur të blinte një tjetër biletë, e cila i ka dhuruar plot 200 mijë dollarë.

“Nuk mund ta besoja. Fillova të dridhem. Jam i lumtur sepse ishte raundi i fundit i kimioterapisë. Fitimi i lotarisë e bëri ditën time me fat” – tha Foster. Ai po planifikon që të ardhurat t’i përdorë për të paguar faturat mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *