• |
ide | kryesore

Hetimi/ Skandali i Fifa mund të marrë përmasa: Platini pretendon se ka patur një komplot kundër tij

Sport



Starton kundërsulmi. Michel Platini nuk ka ndërmend të heqë dorë nga zbardhja e asaj që ai e konsideron se ishte një komplot të urdhëruar kundër tij, përfunduar me një skualifikim prej katër vjetësh, që u mbyllën në 8 tetor. Sipas të përditshmes Le Monde, ish- presidenti i Uefa në fakt ka arritur të bindë Prokurorinë e Parisit se kundër tij është luajtur një manovër për ta nxjerrë jashtë nga bota e futbollit.

Hetuesit francezë, pas një hetimi të parë, kanë pranuar kërkesën e Platini, që është prezantuar në maj, për të ngacmuar autoritetet svicerane deri sa të hedhin dritë mbi atë që mund të ketë qenë një “organizatë kriminale” e një “denoncim shpifje”. Në pritje të anikimimit në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, prezantuar në janar 2018 kundër skualifikimit tashmë të kryer, avokatët e ish-drejtuesit francez kërkojnë edhe marrjen në pyetje të presidentit aktual të Fifa, Gianni Infantino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *