• |
ide | kryesore

Historia/ Belgut i humb biçikleta në Bruksel, Edi Rama ia gjen në Fier

Lajme, Të fundit



Një qytetar belg ka arritur që të gjejë në Fier biçikletën e tij të vjedhur në Bruksel. Pas humbjes së saj ai ka arritur që ta lokalizojë mjetin e tij falë një aplikacioni në celular të quajtur “Find my bike” që e kishte të lidhur me dyrrotakun elektronik.

Denis Hacquin, biçikleta elektrike e të cilit u vodh një muaj më parë tha se kishte qenë shumë pranë humbjes së shpresave. Pas denoncimit në policinë lokale, Hacquin tha se kishte gjetur biçikletën e tij në Shqipëri. Për këtë ai i shkoi në Twitter kryeministrit Edi Rama.

“@ediramaal Përshëndetje, unë po përpiqem të gjej ndihmë ose të lidhem me autoritetet për të rikuperuar një e-bike që u vodh nga unë në Belgjikë dhe që ka vendndodhjen aktuale në Fier. Çdo lloj ndihme ose udhëzimi do të vlerësohej jashtëzakonisht shumë,”– i shkruante Hacqiun.

Image result for e bike Denis Hacquin

Brusselstimes.com që raporton historinë shkruan se policisë shqiptare iu deshën dy javë për t’i kthyer një përgjigje. Pas kësaj Hacquin bëri një postim në forumin online Reddit. Atje mori përgjigje nga gati 100 shqiptarë të gatshëm për ta ndihmuar që të gjente biçikletën e tij. Njëri prej tyre e këshilloi që të kontaktonte Ministrinë e Brendshme Shqiptare.

“Unë e dërgova një e-mail dhe një ditë më pas ata gjetën biçikletën time. Biçikleta u gjet nga autoritetet në Fier falë aplikacionit “Find my bike” dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të zv/ministres së brendshme Romina Kuko. Kjo e fundit ka qenë shumë ndihmuese dhe e përgjegjshme,” – tha ai. E vetmja gjë që ka mbetur tashmë është transporti i mjetit në Belgjikë. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. his.toria e gazetes ” zeri i popullit ” nga gjith bota urojn ditlindjen e enverit , mijra emna nga gjith katundet e botes .

  2. Tani kjo histori ka tre ane te medaljes. ( megjithese medalja ka vetem 2 ane)
    E para qe nje shqiptar vodhi nje biciklete ne belgjike dhe e solli ne shqiperi ,
    E dyta qe linjat e komunikimit me policine dhe ministrine e brendhsme funksjonojne .
    E treta , histori bajate per te bere propagande qeveritare qe ja gjerat funksjonojne.
    ( si puna e policit te mire dhe policit te keq, ashtu dhe shqiptari i keq dhe shqiptari i mire)
    Lajm per kalamaj

  3. Ne kemi policine me te fort ne bote mor cun. Po droge sa ka gjete. Droga nuk di ku te fshihet kur i sulet xhaxho edi me policine qe do. Dhe e kapun. Po ajo prap iken ne drejtim te paditur. Thon i talluri don te talle po perfundon gjithmone i tallur. Populli.

  4. Policia qe duam thote shkrimi. E njejta polici qeshi dhe u tall me mua kur denoncova vjedhjen e smartphone. U dhashe edhe IMEI dhe mendova qe mund te benin dicka per ta gjetur ate qe po e perdorte. Mbase duhet ta bej emrin belg dhe te shkruaj policise ne frengjisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *