• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston tregon arsyen pse hapi një profil në rrjete sociale

Paparazzi, Slider



E ftuar në episodin e “The Ellen DeGeneres Show,” Ellen i thotë Aniston se theu rekordin Guinnes për grumbullimin e një milion ndjekësve në më pak kohë, për vetëm 5 orë dhe 16 minuta

“Çmenduri, apo jo?” tha Aniston.

Aktorja dhe producentja iu bashkua platformës pas vitesh të tëra që refuzonte të hapte një profil. “Është një nga ato gjërat që s’ka për t’u zbehur ndonjëherë, kupton? Kështu që pse të mos i bashkohesh festës? Nuk është dhe aq e frikshme. Mund të ndash informacion, të flasësh me fansat, të korrigjosh lajme, të bësh qejf, të bësh shaka me veten, me të tjerët. Të ndihmosh kafshët në nevojë,” shtoi ajo. Aniston ishte një nga pak emrat që refuzonte të hapte një profil në Instagram. Muajin e kaluar, aktorja tha për InStyle se “shqetësohet për efektet negative që kanë rrjetet sociale te të rinjtë që po zbulojnë identitetin e tyre.”

Momentalisht, Aniston ka 17.2 milionë ndjekës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *