• |
ide | kryesore

Kërkesa misterioze e Bale për Real: “Mos jepni lajme mbi shëndetin tim”

Sport



Asnjë lajm për Gareth Bale. Uellsiani është zhdukur nga fusha që kur është kthyer nga impenjimet me Kombëtaren, ndeshje që u mbyllën me imazhet që të linin të kuptoje probleme të karakterit fizik, si pasojë e ngërceve. Duhet të jetë dicka më serioze, lojtari vazhdon të mos stërvitet me grupin, por nuk dihet me saktësi cfarë ka.

E DREJTA LIGJORE – Sepse ashtu si ka bërë të ditur javën e kaluar radio spanjolle Cope dhe e ka vazhduar sot Marca, Gareth Bale i ka kërkuar Real Madrid të mos shpërndajë komunikata mjekësore mbi të. Uellsiani ushtron të drejtën e tij ligjore: ligji spanjoll ndëshkon me burgim 1 deri në 3 vjet këdo që shpërndan informacione shëndetësore, mbi një person të tretë, në të cilat ka patur akses për motive pune.

RASTI I PARË – Në botën e futbollit spanjoll klubet kanë shpërndarë gjithnjë prognoza e diagnoza të lojtarëve të tyre të dëmtuar, duke bërë publik dëmtimin, mjekimin dhe kohët e rikuperimit. Një zakon që është vlerësuar nga shtypi, edhe pse në të kaluarën ka patur raste që lojtarët kanë kërkuar të mos publikojnë informacione mbi gjendjen e tyre, por kjo e Gareth Bale është situata e parë në të cilën lajmi bëhet publik me një emër e mbiemër. Futbollisti ka kërkuar hapur nga Real Madrid të evitojë publikimin e komunikatave mjekësore për të, e natyrisht klubi e ka pranuar.

88 NDESHJE TË HUMBURA – Bale është në Madrid nga 2013 e në këto 6 vjet ka qenë viktimë e një serie pambarim dëmtimesh, pak a shumë muskulare, që e kanë detyruar të humbasë 88 ndeshje, përfshirë dy nga temperatura. Deri tani është ditur gjithnjë cili ka qenë problemi, por gjërat kanë ndryshuar. E situata është futur në botën e spekulimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *