• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Këtu jemi në Greqi”, ndalohet nga Policia në Bularat motra e Kacifasit

Lajme, Të fundit



Motra e nacionalistit grek Kontandin Kacifasit është ndaluar nga Policia shqiptare pak minuta më parë pasi tentoi të merrte pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve grekë të rënë në luftë me italianët, që u zhvillua ditën e sotme në Bularat.

Sikurse tregojnë videot bashkëngjitur më poshtë të siguruara nga “Lapsi.al”, ajo është shprehur me tone revoltuese mes të pranishme duke kërkuar drejtësi për të vëllain, teksa theksonte se fshati ku ishin mbledhur është tokë greke.“Këtu jemi në Greqi, këtu nuk ka tokë shqiptare. Nuk jemi shovinistë, nuk kemi asgjë me askënd, jemi paqësorë duam vetëm të zbardhet vrasja”, është shprehur ajo pasi Policia i ka hequr banerin që mbante në duar, ku kishte shkruar emrin e të vëllait, datën e lindjes dhe të vdekjes së tij.

 

 

 

Vrasja e Kacifas:

Në prag të zhvillimit të përvitshëm të festës së Greqisë më 28 tetor 2018, të shtëna me armë tronditën zonën. Shërbimet e Policisë, të stacionuara në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës, identifikuan se personi që kishte qëlluar ishte Kacifa, i cili hapi zjarr ndaj efektivë sapo pa që po afroheshin në drejtim të tij.

Policia rrethoi zonën ku përsëri Kacifas ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve që po e ndiqnin. 35-vjeçari  u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër, shkoi dhe një helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale të RENEA-s nga Tirana, që bënë të mundur edhe lokalizimin e autorit, që pasi nuk iu pergjigj thirrjes për t’u dorëzuar, mbeti i vrarë  pas një shkëmbimi zjarri. ©Lapsi.al

 



8 Comments

  1. ne vend te vijne ti bej e respektin te vdekurit,fillojne bejne politike.Do doja shume te shihja cdo i ndodhte nje shqiptari nese do dilte ne mes te athined te thoshte idiotesira te tipit ketu eshte shqiperi apo te mbante pankarta te tipit ketu eshte shqiperi.do e kishin marre zvarre .lere pastaj tju dikte policeve me kallash ne athine ,dhe jam i sigurt qe greket si kjo do thonin mire ja bene se ish i armatosur ……Problemin keta lloj grekesh e kane tek indoktrinimi qe ju eshte bere dhe jo tek ceshtja e te drejtave qe kane aponuk kane se fundja si te gjithe ne jetojne ,ne mos me mire.

    1. po cte nderrojne ata, kur jane te paguar per te nxitur urrejtje dhe ekstremizem ndaj shqipetarve. fajin e kane qeverite tona qe i kane heq breket dhe i ben varreza ushtaresh monstrave.Ska poshtersi me te madhe se kjo, nderkohe qe ata kane vrare e prere me mijra shqipetar civil e te pambrojtur.

  2. Shtet letyre , pse nuk i arreton pjestaret e kesaj familje ekstremiste greke qe shkel ligjet dhe kushtetuten e vendit. Pse hezitoni apo prisni te terrorizojne me kallash ne dore !

  3. Shtet letyre dhe vend dhjaksash ky i yni. Perse nuk i arrestoni pjesetaret e kesaj familje ekstremiste qe shkelin ligjet me thirje antikushtetuese. Perse hezitoni apo prisni te terrorrizojne serish me kallash ne dore e greqia ti bej heronj!

  4. Dava kurve fshati, injorante bashke me ate budallin te vellain qe shkoi per lesh se do cliroka “Vorio Epirin”.
    Nuk e marr vesh pse i japin rendesi keta te medias, kujt po i rruhet se dalin ca fshatare te pagdhendur e na bekan hero nje tarallak qe e perdoren ca tarallake te tjere. Keta duan te nxjerrin dhjame nga pleshti.
    Le po duan qeverine Greke te kerkoje te verteten. Po pse o budallenj nuk e merrni vesh pse nuk ndihet qeveria Greke? Sepse ja dhane te gjitha detajet se cfare ndodhi e ska cte thote.

  5. po pse moj buce te marresh kallashin dhe te dalesh te provokosh dhe kete te drejte e quan . a ti do ekipin e nigerise moj qe te sjellin pak ne vete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *