• |
ide | kryesore

Zbardhet vendimi i dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri

Lajme, Të fundit



Është zbardhur vendimi i dënimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

39 ditë pas komunikimit zyrtar të vendimit, dosja prej 140 faqesh është dorëzuar këtë të hënë në sekretarinë e Gjykatës për Krime të Rënda. Në këtë dosje janë argumentuar arsyet që çuan tre gjyqtarët, Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka, të dënonin ish-ministrin Tahiri me 3.4 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike.

Organi i akuzës kërkoi asokohe dënimin me 12 vjet burg të Tahirit (që do të reduktoheshin në vetëm 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar), bazuar në akuzat për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj”. Pas seancës maratonë të 19 shtatorit, Krimet e Rënda gjykuan se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretencën e dhënë.

Vendimi është ankimuar nga të dyja palët në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Një nga titullarët më të rëndësishëm të mandatit të parë nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, ka kërkuar pafajësinë, duke e konsideruar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda si qesharak.

Paralelisht me Tahirin u shpall fajtor gjithashtu edhe Jaeld Çela, ish-drejtues i policisë së Vlorës, i cili gjendet aktualisht në arrati. Çela u dënua për shpërdorim detyre dhe u shpall gjithashtu i pafajshëm për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të pjesëmarrjes në organizatë kriminale. ©Lapsi.al

 



2 Comments

  1. Duhet te kishte marre pafajsine dhe te demshperblehej per prishje te imazhit publik me miliona euro.Se mos beri ndonje gje te madhe . Tjeter gje do ishte sikur te kishte nderruar ndonje tjegull pa leje ose mos te kishte paguar dritat.A ketu po, ndal bek se ka hendek.Nuk ka loje me miell te gjermanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *