• |
ide | kryesore

Pas lindjes së djalit, modelja shpërblehet nga vjehërrit me shumën marramendëse

Paparazzi, Slider



Modelja e Victoria’s Secret, Ming Xi, u martua me Mario Ho, të birin e manjatit kinez Stanley Ho, themelues i SJM Holdings, që zotëron nëntëmbëdhjetë kazino në Macau , Kinë. Pak ditë më parë, ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, që është edhe nipi i parë i familjes së pasur.

98-vjeçari – i cili ka katër gra dhe 17 fëmijë – dëshironte patjetër një nip, në mënyrë që të trashëgonte mbiemrin. Thuhet se ai kishte premtuar 100 milionë juanë (1,576,145,603 lekë) nëse çifti do të sillte në jetë një djalë. Dhe ashtu ndodhi. Në një postim në Weibo, një nga rrjetet sociale më popullore në Kinë, pak kohë më parë, Mario u shpreh se nëna e tij “dëshironte një nip” dhe nëse do të ishte i suksesshëm do të shpërblehej me 100 milionë juanë “si dhuratë falenderimi”.

Por nuk mbaron këtu. Thuhet se modelja Ming Xi, 30-vjeçe, mori 500 milionë juanë kur u martua me Mario-n tre muaj më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *