• |
ide | kryesore

Southampton, disfata me Leicester kushton… një rrogë!

Sport



Nëntë me zero: sfida mes Leicester e Southampton ka patur peshë mbi lojtarët e Ralph Hasenhüttl, jo vetëm me rezultatin, sepse tani duhet të paguajnë pasojat në të gjitha kuptimet. Fitorja e jashtëzakonshme e Foxes ka konfirmuar momentin e errët të Saints që kanë marrë vetëm 8 pikë në 10 javët e para të Premier League, duke u renditur në tretët nga fundi, që momentalisht i kthen direkt në Championship.

9-0 e Leicester ka rishkruar historinë e Premier: asnjë skuadër më parë nuk kishte fituar me të tillë diferencë jashtë fushe. Lojtarët dhe stafi teknik i Southampton kanë përfunduar në librin e zi të kampionatit anglez e do të paguajnë pasojat duke dhuruar një rrogë për Saints Foundation. Njoftimin e ka bërë vetë Southampton përmes një komunikate: “Lojtarët e skuadrës së parë e stafi teknik do të dhurojnë pagat e tyre nga e premtja e kaluar tek Saints Foundation. Skuadra ka qenë në Stapleëood Campus për gjithë fundjavën e ka punuar fort për të rregulluar gjërat për tifozët e klubin”.

Sipas asaj që thuhet në komunikatë, kjo zgjedhje ka nisur nga poshtë: “Gupi ka vendosur të dhurojë pagat e ditës së ndeshjes me Leicester tek Saints Foundation për të ndihmuar punën e shoqatës”. Saints Foundation punon me fëmijët, të rinjtë e të rriturit që janë në vështirësi, në zonën e Southampton, për të përmirësuar kualitetin e jetës së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *