• |
ide | kryesore

Trafiku i emigrantëve/ Zbulohen 8 persona në kamionin frigoriferik në Francë

Arkiva, Planet



Dy shoferë kamioni u arrestuan nga policia franceze, pasi në kamionin që ata drejtonin u zbuluan 8 shtetas afganë, mes të cilëve edhe 2 fëmijë të vegjël, të cilët vuanin nga hipotermia.

Arrestimet u kryen në portin francez të Calais rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës, kur ata tentuan të hipnin në një traget që kishte si destinacion Anglinë.

Një burim ka thënë për mediat franceze se emigrantët vuanin nga hipotermia.
“Gjendja e tyre do të ishte përkeqësuar nëse do të vazhdonin rrugën. Tashmë ata janë dërguar në spitalin e Calais. Drejtuesit e kamionit dyshohet se do t’i transportonin ata drejt Anglisë. Emigrantët janë zbuluar nga forcat e rojës britanike, të cilët më pas kanë njoftuar autoritetet franceze”, ka thënë burimi.

Kjo ngjarje vjen pas tragjedisë me 39 viktima të gjendur në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik në Essex të Anglisë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

“Mail on Sunday”/ Trafikanti shqiptar që qeshi me 39 viktimat e kamionit: “Fat i keq” 

Kamioni me 39 viktima në Angli/ Detaje rrëqethëse, emigratët luftuan me thonj për të dalë (FOTO) 

Ngjarje horror në Britani, 39 viktima gjenden brenda një kamioni 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *