• |
ide | kryesore

U përfol si kryetar i Vetëvendosjes në Shqipëri, Ditmir Bushati takon Albin Kurtin

Lajme, Të fundit



Ditmir Bushati, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka zhvilluar një takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ndodhet prej disa ditësh në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bushati, i cili ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” disa foto nga takimi me Kurtin. Bashkëngjitur fotove, ish-kreu i diplomacisë shqiptare shkruan se fokusi i bisedimeve mes tyre kanë qenë sfidat që e presin Kurtin si kryeministër i Kosovës, pas fitores së forcës politike që ai drejton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Pritshmëritë janë të mëdha për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për shqiptarët kudo ku ata jetojnë, si parakusht për të kontribuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon”, ka shkruar Bushati.

 

Muajin e fundit, emri i Bushatit është lakuar si një drejtues i mundshëm i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Ky pretendim u hodh poshtë nga Bushati, ndërsa Kurti tha se gëzon një respekt të veçantë për ish-ministrin dhe do dëshironte të bashkëpunonte me të, por qendra e Vetëvendosjes në Tiranë është autonome dhe se ai nuk përfshihet në veprimtarinë e saj.

Ish-ministri Bushati është shprehur hapur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Në maj të vitit 2019, në një intervistë për “Der Standard”, Bushati tha se shkëmbimi i territoreve është një ide e vjetër e shekullit të 19-të dhe shumë e rrezikshme. Ai theksoi se kjo ide shkon kundër frymës së integrimit europian dhe zgjerimit të BE-së, deklaratë kjo që binte ndesh me qëndrimin e Ramës për kufijtë Kosovë-Serbi. ©Lapsi.al



2 Comments

  1. Bravo Albin, voten ta dham per ndryshim, jo te besh marrveshje me bit e atyre qe ja i kan pi gjakun per 50 vite.

    1. kujton se ka ndonje gje ne dore albini, kete e kane komanduar qe nga fillimi deri tani evropianet ne bashkpunim me amerikanet. i vetmi qe mund te na ndihmonte ishte trump-i por ate po e mbajne te zene me budalliqet dhe alibit qe prodhone elita e world order. pse kujton se nuk i ka hyre gjemb ne kembe keti pleres ? ky i ka shpatullat e mbrojtura. ore mjafton te shohesh merkelin dhe si ka ecur gjate ketyre viteve qe neve na doli shkum nga goja. atyre u pelqen stabiliteti ne kete pike se na kane perdorur, prandaje takohen me keta sepse thone pjesen tjeter e mban rama te qete me kerrcenime. ata duan patjeter kaos qe shqiperia te jete e vend sovran, jane kafsh prehistorike, ose malok te lumtur nga mentaliteti. kush beson se nuk jemi kolonizuar nga evropa eshte thjesht person naiv qe ka rene pre e diversioneve te rames dhe evropianeve qe kane qene dhe jane ne krahe te tij. mos i besoni fjaleve, thjeshte SHIHNI ME SY SE CFARE PO NDODH.KAQ E THJESHTE ESHTE, KENI EDHE INTERNETIN PERPARA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *