• |
ide | kryesore

Video/ Skënderbeu nuk fiton në Vlorë, shpërthen Daja: “N’a mohojnë gola e nuk japin penallti”

Sport, Video



Nëse nuk fiton në Vlorë kundër këtij Flamurtari rezultati është zhgënjyes. Këtë e ka të qartë edhe Skënderbeu që në transfertën me kuqezinjtë nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, që nuk mund të kënaqë Ilir Dajën, teknikun e bardhekuqve, i rikthyer në Vlorë si kundërshtar pas sezonit që drejtoi Flamutarin. Për teknikun më shumë se rezultati i marrë kundër ish-skuadrës së tij problem është trajtimi që i rezervohet korcarëve nga arbitrat: “Më bën përshtypje se në disfavorin tonë ka gola të mohuar, e penallti të padhëna – u shpreh Daja në përfundim të ndeshjes -. Kjo pjesë po bëhet si vazhdë. Skënderbeu është po ai Skënderbe që ka qenë, dhe dalim në fushë të respektojmë kampionatin”.

Skënderbeun e kaloi në avantazh një vlonjat: Dejvi Bregu shënoi në minutën e 23, por nuk festoi në respekt të ish-skuadrës së tij. Lëvizja në pankinë, edhe pse Flamurtari nuk ka ende një trajner të ri, i dha motivim lojtarëve, që gjetën barazimin në pjesën e parë me golin e Sukajt katër minuta para pushimit, duke fiksuar një 1-1 që mbeti në fuqi deri në fund.

Skënderbeu ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe e lë Lacin sërisht pas në klasifikim, ndërsa ky është barazimi i tretë në 10 javë për Flamurtarin, që nuk e ka provuar ende shijen e fitores këtë sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *