• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Ronaldo prenoton Topin e Artë numër gjashtë: CR7 ka dhënë intervistën e fituesit

Sport



Cristiano Ronaldo përgatitet të fitojë Topin e Artë të gjashtë në karrierë. Nga Franca vijnë gjithnjë e më tepër zërat që e shohin yllin portugez të Juventus në avantazh ndaj Virgil Van Dijk e Lionel Messi për trofeun, që do të dorëzohet në 2 dhjetor në Paris. Sipas asaj që bën të ditur ‘Messaggero’, përvec kontakteve të shumta në javët e fundit mes CR7 e Komitetit të Topit të Artë numër 64, sulmuesi bardhezi ka pritur një delegacion të France Football për një intervistë – që do të shpërndahet pas ceremonisë së dorëzimit të trofeut – e në Torino është zhvilluar edhe një darkë me këtë delegacion, në prezencë të drejtorit sportive bardhezi Fabio Paratici.

CR7 ka kaluar në këtë mënyrë mbrojtësin e Liverpool, që jepej favorit nga agjensitë e basteve, edhe falë kapërcimit të limitit prej 700 golash në karrierë. Arritje që i shtohet në fakt edhe tre titujve të fituar: kampionatit e Superkupës në vitin e parë me Juventus e Nations League me Portugalinë, pikërisht në finale me Hollandën e Van Dijk.

Për Cristiano Ronaldo, që do të pasonte kështu kroatin e Real Madrid Luka Modric, i përjashtuar nga 30 finalistët e këtij viti, do të ishte trofeun i gjashtë i Topit të Artë, pas atyre të fituar në 2008, 2013, 2014, 2016 e 2017. Një vlerësim që do ta bënte të kalonte rivalin e përjetshëm Lionel Messi (5), që në këtë garë shihet si kandidati i tretë më i mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *