• |
ide | kryesore

Akuzat ndaj Kajmakut/ PD: Duhet të ishte në burg, mbrohet nga Edi Rama

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili sipas selisë blu duhet të ishte në burg për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Në një dalje për mediat, Sekretarit për Çështjet ligjore, Çlirim Gjata, përforcoi deklaratën e djeshme të numrit dy të PD-së, Gazmend Bardhi, duke u shprehur se Prokuroria ka konfirmuar akuzat e ngritura nga demokratët ndaj Kajmakut, përmes përputhshmërisë së shenjave të gishtërinjve të tij me “Jorgo Toton”, emër i përdorur prej tij gjatë qendrimit në Greqi.

Agim Kajmaku gënjeu qytetarët shqiptarë dhe votuesit e Bashkisë së Vorës për të kaluarën e tij kriminale në Greqi. E vërteta, siç u provua nga prokuroria, është se Edi Rama kandidoi në 30 Qershor një të arratisur nga drejtësia, me urdhër kërkimi në Greqi dhe në Europë deri 6 javë më parë.

Përpjekja e Edi Ramës për të mbrojtur një zyrtar të lartë që ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjin nuk ka mbaruar. Agim Kajmaku qëndron në detyrë dhe akoma nuk është shkarkuar nga Edi Rama, njeriu që i dha mbështetje politike, duke e kandiduar për Bashkinë e Vorës.”- tha Gjata.

Prej dy muajsh, PD-ja e ka akuzuar Kajmakun për “llogari të hapura” me drejtësinë greke. Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga PD-ja, Kajmaku ka deklaruar për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kanë sfond politik. Kajmaku është shprehur se emrin e ka ndryshuar si “një pjesë e mirë e shqiptarëve”, për t’iu dhënë mundësia e qendrimit në shtetin fqinj.

Në gusht, PD-ja publikoi “dokumentin autentik” të Gjykatës së Janinës, sipas të cilës kandidati i Partisë Socialiste dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, është arrestuar në territorin grek në vitin 2003 për veprën penale “për përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsfikuara”, për të cilën parashikohen më së paku 10 vjet burg. Sa i përket kësaj akuze, Kajmaku thotë se më 12 shtator të këtij viti, Gjykata e Apelit në Janinë e ka shpallur të pafajshëm.

Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike. ©Lapsi.al

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

Prej 24 orësh në krye të Bashkisë së Vorës po qëndron një person, i cili duhet të ishte në burg për fallsifikim të Formularit të Dekriminalizimit. Agim Kajmaku vazhdon të jetë në detyrën e kryebashkiakut me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse prokuroria vërtetoi çdo akuzë të bërë nga Partia Demokratike dy muajt e fundit.

Agim Kajmaku gënjeu qytetarët shqiptarë dhe votuesit e Bashkisë së Vorës për të kaluarën e tij kriminale në Greqi. E vërteta, siç u provua nga prokuroria, është se Edi Rama kandidoi në 30 Qershor një të arratisur nga drejtësia, me urdhër kërkimi në Greqi dhe në Europë deri 6 javë më parë.

Përpjekja e Edi Ramës për të mbrojtur një zyrtar të lartë që ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjin nuk ka mbaruar. Agim Kajmaku qëndron në detyrë dhe akoma nuk është shkarkuar nga Edi Rama, njeriu që i dha mbështetje politike, duke e kandiduar për Bashkinë e Vorës.

 

 

Ligji i dekriminalizimit shprehet fare qartë se një funksionar i lartë publik, i cili kapet në fallsifikim të formularit të dekriminalizimit, humbet mandatin dhe dënohet deri në 4 vjet burg.

Sjellja e Edi Ramës në mbrojtje të kriminelëve që përfshiu në politikë, nuk është e papritur. Edi Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin, prandaj nuk zbaton Kushtetutën për të shkarkuar kryetarin e tij të Bashkisë Vorë, të kapur në shkelje të rëndë të ligjit të dekriminalizimit.

Bashkëqeverisja e tij me krimin dhe më të fortët që blejnë vota për të, pa u dënuar nga drejtësia, është arsyeja pse dera e Europës vazhdon të qëndrojë e mbyllur për Shqipërinë.

Sjellja me rastin e Agim Kajmakut, duke e mbrojtur, edhe pas verifikimit zyrtar të Prokurorisë, është tregues se Edi Rama nuk ka ndërmend të marrë seriozisht as kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, ku zbatimi i ligjit, lufta kundër krimit, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë dhe i kujtdo që ka vjedhur zgjedhjet janë rruga për të çuar Shqipërinë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Agim Kajmaku dhe Edi Rama nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Ata e sfidojnë shtetin ligjor, gënjejnë qytetarët në mënyrë të paturpshme dhe përdorin çdo mjet për të qëndruar në pushtet kundër interesit publik.



3 Comments

  1. O clirimi I gjatajve lere kajmakun se ai pershesh po han,por si tja bejme lulzimes dhe viles alla kardashjan,ku I gjeti parate qe e bleu kesaj pergjigju ti dhe salihu,ju pushta jeni me oligaket,por beni gjoja sikur I sulmoni,kopila te medhej ju ka pd

  2. Si ai shkerdhata i gjate qe gjoja esht krye kari i ketyre derrave qe han mut gjirizave te wc si keta pupacet me ere muti qe i zgjedh vete dhe i vendos kush i jep me shum para dhe coca, habitem me disa moter qire qe akoma meren me opoziten , opziten ore gomar pa samar ka kush e kritikon dhe kush i jep vote ju shkerdhejani mamin ati qe nuk i rregollon popullit mirqenjen, nuk i ngre rrogat, nuk rrit pensionet ul kriminalitetin qe esht me i larti ne bote mbush vendi droge qarkullimi i mjeteve me i keqi qe per fal te polic rrugore ka vdekje me shum nga viti ne vit , keto shifni ooo moter qir por qar ka opozit leshi ne dore , prandaj qe te beheni me te lexueshem gjithkujt jepni hakun

  3. O muho paske ngelur atje ku te lame moter qire I salihut dhe lulzimes,por ti o loqe muho e do lulzimen me vile po se ku I gjen parate ky mavria per o loqe nuk ka rendesi,ju ka perdhunuar trute salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *