• |
ide | kryesore

Ambasadorja e re e SHBA: Do ul Ramën dhe Bashën në tavolinë

Lajme, Të fundit



Diplomatja Yuri Kim e propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për ambasadore në Shqipëri ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të Senatit ku ka kërkuar mbështetje për marrjen e kësaj detyre. Ajo ka prezantuar prioritetet e saj ku veçoi zgjidhjen e krizës politike.

“Do të vazhdoja të promovoja zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në një afat të menjëhershëm, do të shtyja liderët e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin politik aktual” – tha Kim.

Diplomatja amerikanë ka shprehur mbështetje për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas saj Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të inkurajojnë Shqipërinë të zbatojë plotësisht reformën në drejtësi, të vazhdojë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të krijojë SPAK-un dhe BKH-në.

“Unë gjithashtu do të dyfishoja angazhimin dhe ndihmën teknike amerikane në hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar” – tha diplomatja amerikane e cila nuk i shmangu as kritikat.

“Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt për krimin e organizuar, sidomos trafiku i grave dhe narkotikëve. Është një problem shumë serioz” – tha ajo.

Një tjetër pikë e prezantimit të saj ishte ndihma për institucionet shqiptare për më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse dhe Kinës që përpiqet të infiltrojë në ekonominë e tonë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ne thame se do ti heqesh nga tavolina, ti do ti ulke kembekryq.
    Mesa e kapi luja peshkun
    Po’ te doni ju kapni cironken me te Vogel po’ i lini vete dhe peshku i madh eshte bere peshkaqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *