• |
ide | kryesore

Dalin emrat/ Këta janë katër “bosat” e Shkodrës me pasuri 3 mln euroshe që u arrestuan në Danimarkë

Lajme, Të fundit



Janë zbardhur detaje në lidhje me operacionin e koduar “Goldfinger, në kuadër të të cilit u sekuestruan 3 mln euro pasuri. Mësohet se katër personat, të cilët rezultojnë të arrestuar në Danimarkë dhe që zotërojnë këtë pasuri të konsiderueshme janë shtetasit: Dëfrim Eçi, Armando Duçaj, Jetmir Kastrati dhe Eri Pelinku.

Pasuria e tyre 3 mln euroshe përbëhet nga një kompani private (pulari), 11 apartamente banimi, 10 prej të cilëve në plazhin e Velipojës, si edhe 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit.

Kjo është hera e dytë që këtyre shtetasve, të cilët janë pjesëtarë të një grupi të madh të strukturuar kriminal për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike në vendet e Bashkimit Evropian, iu sekuestrohen pasuritë. Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të arrestuarëve, që i kanë regjistruar pasuritë në emër të familjarve të tyre.

Veprat penale që rëndojnë mbi këta shtetas janë “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Ata akuzohen se kanë trafikuar një sasi prej 1 650 kg kokainë dhe heroinë në 7 vende të ndryshme të Evropës. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *