• |
ide | kryesore

Dan Friedkin i vë syrin Romës: ja kush është sipërmarrësi me pasuri 4 miliardë euro

Sport



Dan Friedkin ka hedhur sytë tek Roma. Sipërmarrësi amerikan, në fakt, është i interesuar për klubin e James Pallotta e në orët e ardhshëm grupi i tij do të nise kontaktet për të të kuptuar mundësinë e realizimit të operacionit. Kolosi amerikan mund të blejë verdhekuqtë ose të paktën fillimisht të futet si investitor pa marrë pjesë në administrimin e klubit, sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport.

Friedkin është një sipërmarrës 54 vjecar që ka ndërtuar, së bashku me të atin Thomas që u nda nga jeta në 2017, pasurinë e tij falë tregtisë së automobilëve. Dan është presidenti i The Friedkin Group prej dy vjetësh e Forbes vlerëson pasurinë e tij në 4,1 miliardë euro. Një mal me para falë ekskluzivitetit për shpërndarjen e Toyota në pesë shtete të SHBA (Texas, Arkansas, Louisiana, Mississipi e Oklahoma) për një total prej 154 koncensionarësh. Një grup i përbërë nga 12 shoqëri që prek edhe biznesin e udhëtimeve luksoze e kinemanë.

Dan ka trashëguar nga i ati e nga gjyshi pasionin për aeronautikën e në 2017 provoi të blinte Houston Rockets të Nba, por u kalua në garë nga Tilman Fertitta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *