• |
ide | kryesore

E rrallë/ Kapet peshkaqeni 450 kg në Durrës, njihet si një grabitqar shumë i rrezikshëm (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një peshkaqen i përmasave të mëdha është kapur në detin Adriatik afër brigjeve të Durrësit. Mësohet se peshkaqeni është një specie e gjinisë “Carcharodon”, shumë e rrallë për ujrat e brigjeve shqiptare.

Peshkaqeni, me një peshë prej 450 kg dhe një gjatësi prej rreth 4.5 metrash, është kapur nga Peshkarexha “Çelepia”  në  130 m thellësi.

Kjo specie, është e vetmja që gjallon nga familja “Lamnidae”. Emri i tij rrjedh nga ngjyra e bardhë e barkut. Peshkaqeni është i njohur si një grabitqar shumë i rrezikshëm dhe shumë armiqësor me njerëzit. Ai mund të arrijë një gjatësi deri në 6 m dhe një peshë deri në 2240 kg.

7 ditë më parë, në zonën e qytetit të vjetër të Durrësit, u kap një peshkaqen Tigër nga peshkarexha “Meduza” në 120 metër thellësi. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *