• |
ide | kryesore

“Është arrogant dhe…”: Mehmeti tregon variantin e tij të konfliktit me teknikun Lerda

F1, Sport



“Nuk jemi konfliktuar fizikisht”. Në këtë pikë Dritan Mehmeti, asistenti i italianit Franco Lerda, kërkon të jetë i qartë, edhe pse nuk e mohon në asnjë moment që bashkëpunimi me teknikun tek Partizani është shumë e vështirë, për shkak të sjelljes dhe mënyrës së komunikimit të tij.

“Është arrogant dhe nuk dëgjon asnjëherë sugjerime apo mendime – shpjegoi Mehmeti -. Ka një mënyrë sjellje, jo vetëm me mua, por me të gjithë, me të cilën kërkon të intimidojë e të tregojë superioritetin e tij. Kemi debatuar, por kurrë nuk kemi kaluar tek duart”. Në fakt, situate degjeneroi pas një debati për zëvendësimin e Bardhit me xhamajkanin Braën, me Mehmetin që ka qenë kundër duke sugjeruar Asanin.

Sipas asaj që raporton Panorama Sport, Mehmetit në nerva e sipër i ka thënë. “Na çave tr..in edhe ti me këto. Nuk dëgjon asnjëherë…”. Lerda është xhindosur duke replikuar: “Si guxon ti të flasësh kështu? Çfarë je ti more? Kush je ti? Përgjegjësinë e kam unë dhe vendos unë…”.

Mosmarrëveshjet mes Mehmetit dhe teknikut Lerda kanë nisur muaj më parë, kur italiani sapo kishte marrë drejtimin e të kuqve dhe pezulloi për disa ditë Mehmetin dhe italianin Saccone, që në atë përplasje u largua nga Partizani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *