• |
ide | kryesore

Faktet/ Dritë hijet e vilës së re të Bashës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një polemikë e re, që ka në qendër liderin e PD,  ka lindur ditët e fundit. Lulzim Basha po akuzohet se është zhvendosur për të banuar në vilën e njërit prej atyre që e ka akuzuar si oligark i Edi Ramës. Në këtë polemikë ka disa të vërteta, disa ekzagjerime dhe disa mistere.

Në fillim, në disa media kritike me Bashën, u përhap një lajm në formë quizi. Pak a shumë aty theksohej se në mënyrë të çuditshme PD i ka ndërprerë prej një viti sulmet kundër biznesmenit Agron Papuli, të cilin opozita e pati denoncuar më parë si përfitues të pushtetit të Edi Ramës. Aty shkruhej pak a shumë ky tekst:

“Në atë kohë PD ishte mjaft e ashpër, por diçka ndodhi… Askush nuk po flet më për Agron Papulin, njeriun e Edi Ramësn, ortakun e tij, familjarin e tij që qeveria dje i jepte 20 milion euro. Çuditërisht në PD ka rënë heshtja, nuk ka më konferenca shtypi kundër Papulit, siç përfliten shumë nga emrat e biznesmenëve që janë të afërt me qeverinë dhe që Basha dhe Republika e Re i quajnë “ortakë të Kryeministrit”.

Dhe në disa nga mediat, që shpërndanë pak a shumë të njëjtin tekst të të njëjtit lajm, hidhej dhe dorashka e sfidës: në ditët e ardhshme do shpjegohet edhe përseja e kësaj heshtjeje. Atë e zbuloi në fillimin e kësaj jave Dritare.net. Sipas saj, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte zhvendosur nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”.

Burimet e kësaj mediaje treguan se Basha dhe familja e tij janë shpërngulur, që prej javës së kaluar, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.

Dritare tregoi se Basha tani jeton në një vilë dykatëshe të kompleksit nga më të pëlqyerit në kryeqytet, i njohur si kompleksi i vilave të Papulit. Madje në ilustrim të lajmit u tregua dhe një foto ku shihet automjeti i Bashës duke hyrë në “Long Hill” duke thënë se janë shtuar rojet e sigurisë së kryedemokratit.

“Nuk dihet nëse Basha e ka blerë vilën apo banon përkohësisht në pronën e ndërtuesit Papuli”, thuhej në tekstin e botuar. Pra theksi i lajmit, që dukej si i dirigjuar nga një dorë, nuk qe blerja apo qeraja, por zhvendosja e Bashës në rezidencën e Papulit.

E vënë në presion nga përmasat që mori ky lajm, selia e PD vendosi të reagojë. Sipas PD-së banesa aktuale e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme, pasi është dëmtuar nga tërmeti.

“Ne disa media eshte shperndare nje dezinformim i qellimshem lidhur me banesen e kryetarit te PD Lulzim Basha. Pas disa demeve te shkaktuara nga termeti, banesa e zotit Basha do te duhet t’i nenshtrohet disa punimeve te domosdoshme.

Per kete arsye zoti Basha dhe familja e tij jane zhvendosur perkohesisht ne nje banese me qera, qe nuk ka asnje lidhje me fotot e rreme te shperndara nga disa portale te kontrolluara nga qeveria. Banesa me qera e familjes se zotit Basha jo vetem nuk ka pishine, por eshte me e vogel sesa banesa e tij ne rindertim.

Gjithcka tjeter eshte trillim i sponsorizuar nga qeveria.”– njofton PD.

Pra, PD u përgjigj për blerjen, pishinën, tërmetin, por ajo nuk i dha përgjigje vetëm akuzës fillestare, të ngritur në këmbë me kujdes nga makineria e propagandës së kundërshtarëve të saj. Pse Basha u zhvendos tek rezidenca e biznesmenit që e pati akuzuar dhe pse ka kohë që PD i ka pushuar sulmet ndaj tij. Në thelb ky scoop, që është gatuar në zyrat e Rilindjes, i ngjan asaj sekuencës kur Rama e akuzonte Bashën në kuvend për emrat e oligarkëve të përbashkët dhe ky i fundit në vend që të përgjigjej, thjeshtë ulte kokën.

©Lapsi.al



34 Comments

  1. pergjigje pse nuk permend Papulin eshte e thjeshte Z BUshat,sepse vilat papuli i shet,dhe pronari seshte ai por nje tjeter.Kaq e thjeshte

  2. Vile te Long Hill, shtepi te liqeni, shtepi ne holande, vile te Laguna blu.
    Ky qe flet per te tjeret…..ky ja paska kalu dhe Damian Gjiknurit

  3. Te gjithe e dine se Kunati ka 25% tek ajo sipermarrje. Kerkojini Papulit te beje te ditur aksjoneret e ketij ndertim dhe do shikoni se shoku Xhemal ka 25% te aksjoneve ( pra i bie qe nje vile ne 4 te jete e Kunatit )

  4. Nese e ka marre me cmim tregu dhe e justifikon, le ta gezonte, por problemi eshte se eshte futur ne konflikt interesi, pasi deklaroi se do sekuestronte pasurite oligarkeve, duke perfshire edhe zoterine me emer. Si mund t’i sekustrosh pasurite e tij kur ke vete interesa qofshin dhe te ligjshme? Je automatkisht i paragjykuar.

  5. Kjo qe thone portalet qeveritare eshte si ajo fjala se duan te lajne bythen me shurre .Tani ne shqiperi Jane me mijera vila ,ku 75%etyere Jan bere me gjak ,atehere nuk i takon kryetarit te opozites te bleje nje vile duke ditur se ai ka punuar ne strukturat e BE para se te vinte ne Shqiperi e ka marrpage te lart .Asnje politikan shqipetare nuk patur page me te lart se Basha . Me gjeni nje politikan shqipetare me perjashtim te Berishes te MOS kete vile . Shikonni kesbtjellen e kryeM…..

  6. Gjynah i shkreti, se nje grua ka – laj, thaj….
    Jo si Lideri Global Rajonal, qe i ka vene pasurite nga grate….

  7. Mesuesi shpellari me I ri me pseudonim te ri,por ziguri mbas tij,ky mesusi dhe rrogen ja paska treguar lulzimja,kush jane keta europiane qe me rroge blejn nje vile alla kardashjan ,te tregoje vleren e viles dhe ju shpellare shurranjos bejeni llogarite,dhe ky mesuesi te na I tregoje

  8. Pislleku politik i kesaj rilindje te s keqes qendron, e mbeshtetet ne falanga, e trashegimtare te fares me te keqe kuqalesh qe ka patur lindja, por keta jane te pa rikuperueshem, dogmatike, servile, hajdute, drogmene dhe me e keqia eshte se kenaqen me fatkeqesite qe i sollen ketij populli me mafizet e megallomanet qe drejtojne pushtetin, por qe nuk duan tia dijne se ku e kane cuar gjendjen ekonomike e psiqike te njerezve. E si mund ti durojme keto falange bashibozuke te demokracise qe semundja e trasheguar mbulohet me reforma(qe as qe i afrohen demokracise), por qe hedhin tylin e demokracise per te mashtruar, ashtu sic kane mashtruar deri me sot europen, e mbase edhe politikane amerikane me hipokrizine e tyre. Te sulmosh liderin e opozites me shpifje, trillime, e analogji sigurimesish, sot, do te thote qe ketyre njrezve tu hedhesh trute e gomarit, ashtu si i ka vete ky kryeminister bastard, gollof, e kapricioz. Akoma keta te mjere shkojne me batuten; shpif, e shpif se dicka mbetet, e keshtu po mbjellin percarje, e hutim te njerezve nga problemet e dites qe mezi po marrin fryme, e mezi po rrisin femijet ne mizerjen rilindase.

  9. Keta oligarket e rilindjes i hane mutin olikarkeve te PD-se.Mbasi vodhi edhe detin Basha vendosi te dali ne mal me opinga per “popullin” dhe ndertoi nje keshtjelle qe te takohet me popullin e malit.Nuk e di se cfare mesoi Shkulaku nga takimi me Kurtin.Me kete hajdut do fitoje PD-ja apo me Moniken ?Hajdute lakuriq.

  10. Fax e pasket mbaruar mbledhjen e celules debatikase,I nxorre turite mbas kaq kohesh ne kete portal,lulzimja ta paska prishur midene,shko nga salihu mer me vete dhe shishen e shurres per salihun,bisedoje njehere a di gje salihu per vilen e lulzimes,na bej me dije o fax

  11. Po mire mo une nuk kuptoj nje gje,po qe se eshte demtuar pallati atehere duhet te largohet vetem Basha per te ruajtyr bythen e vet,apo duhet te largohen te gjithe banoret e pallatit!!!?Po qe se e ka marre vilen me qera pse nuk e ben publike aktmarrveshjen me qearadhenesin qe te shohim sa e paguan qerane!!!?Bashes, don Kishoti dhe ushtari i mire Zhvejk i vine anes se i sfidon ne menyre perfekte….

  12. Ana qenka vertet keq per lulzimen,ti ja kalon per nga zgjuarsia lulzimes o ana,ti tregon qe qeke dhe lumtur qe me ne fund lulzimja u be me vile.

  13. Lapanjozet, servilet e idiotit KM, ose jane hajdute, e bandite qe tregtojne drogen, ose po vjedhin me shpuren e tyre rilindase kete popull, qe i mbajne iso nje pushteti te dikretituar e kriminal nda popullit. JU, fytyre halluine, te trashegimtareve kuqale, ne vazhden e krimeve te babllareve tuaj, sot, po e rrjepni e perbuzni kete fakir popull me te gjithe menyrat e arshives se bodrumeve nga shkruani e flisni per kete menxyre pushteti qelbanikesh, e rritur ne mocalin komunist. Perpara se te perfolni per mendimet ne portal, shkoni e lajani hemorraidin e te semurit rilindas si nga poshte edhe nga goja e felliqur e oxhakut qe vetem bloze e kerrma nxjerr, pasi e sheh veten te precipituar, e bashke me te dhe ju, shpurra qe i mbani pampersat, e meto fshini surratin. Dhe hajde,,,mos tu yhuash ,,,,,QELBESIRA….

    1. o “Fax”,ato pershkrime qe ke bere jane fiks per plakun e pjerdhur,komunistin e fundit,agjentin serb Sali Ram Berishoviç,se ai ka fytyre halluine dhe nga goja nxjerr veç vrere dhe bloze plus qe ai mban pampersa se helbete mosha ben te veten,megjithse ai mundohet te behet i pavdekshem si vampir dhe do i dali shpirti nga bytha per gjithe mekatet dhe te keqijat qe i ka bere e vazhdon ti beje ketij kombi,megjithate komplimente per pershkrimin real te Berishes,megjithse me emer tjeter…!

  14. Stalin zigur xixa juri fax vlonjati byroisti dhe disa morra te tjere,me urdher te salihut leshojuni si zagaret neper portale duke sulmuar ramen,grumbulloni rreth vetes shpellaret e shurranjoset e pd sulmoni vetem sulmoni,mbroni popullin si ka bere fax ketu lart,dhe pastaj masturbohuni te gjithe me foton e Rames,o fax per vilen e lulzimes do na thuash gje o shpellar I salihut

  15. Gjelle qensh. Nuk bohet veni me fshatarevgjitergejhajdute.
    Mos ulodhni kot. Ky ven duhet te qeveriset me qytet shtete, kot per prove.

  16. Pu.pu,pu, pu , çfarë paska bërë Basha !
    Paskej marë me qira përkohësisht një banesë tek Papuli e jo tek Avduli.
    Prandaj u zemërua Franca e ja vuri Shqipërisë veton.
    Prandaj edhe u mblodh Bundestagu gjerman e nga 7 kushte që kishte Shqipëria për të filluar hapjen e negociatave, na u bënë nëntë apo dhjetë.
    Pronari i kështjellës së Surelit, nga inati që ai “gjumashi” do të flejë përkohësisht me qira, në një vilë që i përket oligarkëve të PS, shkoi në NoviSad për të kryqëzuar duartë me Vuçiçin e Zajevin duke bërë shenjën e “flamurit kombëtar shqiptar” me tre krerë.
    Bijtë fisnikë të Bllokut, vunë ulërimën për këtë gjëmë të madhe që i paskej ndodhur Shqipërisë .
    ” Na e bëmë komunizmin e na o ta krejmë edhe kapitalizmin” !

  17. Ky jetemiri ne jeten me te keqe qe pojetojme, na e mba kete pseudo rreakson me qellin mashtrimi te kohes qe po jetojme nga megallomanet e banditet e soit te tije e te nje zabrahani ;;ipaemer. qe jane si balte e bajge ne kete portal, vetem, e vetem per te fyer e poshteruar mendimet e jetes qe bejne shqiptaret nga keta qe na i levdojne , per fatkeqesine e tyre. Sa per Berishen, duhet tia dijne per nder qe jane e vegjetojne sot e qe po na dalin krenare nen pushtetin kuqal te maskuar sot ne demokracine e kerkuar.

  18. Bej nje rregullim te ilaceve,para apo pas buke ke nevoje fax,salihu nuk ju ndihmon dot me,lulzimja dhe vilen e mori,per ju tani do mendoje Grida Duma o shpellar,shko mer byreqet tani dhe shperndai dhe shpellareve te tjere,pastaj lahuni se e keni qelbur shqupin po konkuroni dhe lanen per nga aroma qelbur,ti fax I duhesh zagareve dhe bythelepirsave te salihut,mos u largo me nga lapsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *