• |
ide | kryesore

Koret raciste e përshëndetja naziste kushtojnë: Bullgaria shmang përjashtimin, por dënimi i Uefas trishton Kosovën

Sport



Bullgaria duhet të luajë ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Euro 2020 me dyer të mbyllura. Lajmin e ka konfirmuar Uefa, që vendosi të dënojë në këtë mënyrë mbrëmjen e cmendurisë në Sofie, në ndeshjen kundër Anglisë me fyerje raciste drejtuar lojtarëve angleze me ngjyrë e përshëndetje naziste nga ana e tifozëve bullgarë. Gjobitet gjithashtu me 85mijë euro, por të paktën Bullgaria evitoi përjashtimin nga turneu, edhe pse do të jetë nën vëzhgim për dy vjet.

Komiteti disiplinor i institucionit që drejton futbollin europian ka vendosur edhe një ndeshje të dytë pa tifozë, por dënimi do të jetë pezull për një “periudhë prove” prej dy vjetësh. Bullgaria do të diskutojë në një ndeshje bosh impenjimin e saj të fundit kualifikues kundër Republikës Ceke, në 17 nëntor. Një goditje edhe për Kosovën që shpreson pikërisht në një rezultat negativ të cekëve në Bullgari, për të tentuar gjithcka për gjithcka me Anglinë, edhe pse më parë duhet të tregojë veten duke fituar në Pragë. Uefa ka urdhëruar Bullgarinë të tregojë një banderolë me shkrimin ‘Jo racizmit’ në dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi.

Përvec gjobës prej 75 mijë euro, Federta bullgare ka marrë edhe një tjetër prej 10.000 euro për “shqetësimin në ekzekutimin e himnit kombëtar” para nisjes së ndeshjes. Për të njëjtin motiv është vendosur një gjobë 5mijë euro për Football Association anglez. Ndeshja ishte ndërprerë dy herë në pjesën e parë për shkak të shprehjeve raciste nga ana e tifozëve, përfshirë imitimin e majmunit dhe përshëndetjet naziste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *