• |
ide | kryesore

Krimi, kriza politike dhe ISIS/ Angazhimet para senatit të ambasadores së re të SHBA

Kryesore, Lajme

Diplomatja Yuri Kim e propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për ambasadore në Shqipëri ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të Senatit ku ka kërkuar mbështetje për marrjen e kësaj detyre. Ajo ka vënë në pah prioritetet e saj ku veçoi si më kryesore, forcimin e kapaciteteve ushtarake për të qenë një aleat më i aftë në NATO, zgjidhjen e krizës politike duke mos lënë mënjanë çështjen e ndikimit rus dhe kinez në Shqipëri si dhe problemin e luftëtarëve të ISIS.

“Së pari do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate” – tha Kim para senatit.

“Së dyti, do të vazhdoja të promovoja zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në një afat të menjëhershëm, do të shtyja liderët e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin politik aktual në një mënyrë që përforcohej kërkesa e pranimit të Shqipërisë në BE dhe vendi të ketë sukses gjatë mandatit si Kryetar i Zyrës së OSBE-së në vitin 2020” – tha Kim.

“Më thelbësorja, unë do të forcoj ndihmën diplomatike dhe ndihmat e SHBA për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të inkurajojnë Shqipërinë të zbatojë plotësisht reformën në drejtësi, të vazhdojë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të krijojë SPAK-un dhe BKH-në.

Unë gjithashtu do të dyfishoja angazhimin dhe ndihmën teknike amerikane në hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar” – tha diplomatja amerikane që shtoi se: “Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt për krimin e organizuar, sidomos trafiku i grave dhe narkotikëve.

Është një problem shumë serioz. Do të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse dhe Kinës që përpiqet të infiltrojë në ekonominë e tyre. Do të punojmë ngushtë për të zhvilluar kapacitetet si aleat i NATO-s. Luftëtarët e huaj që janë të arrestuar është sfidë e madhe nëse konfirmohem ambasadore do të punoj me qeverinë për të zgjidhur këtë çështje” – tha Kim.

Yuri Kim u propozua nga Trump në qershor për të zëvendësuar Donald Lu. Ajo është një diplomate karriere që ka mbajtur funksione të ndryshme dhe detyra të larta në shërbimin e jashtëm amerikan nw Kinë, Korenë e Veriut, Turqi, Irak dhe NATO-n. Në Departamentin e Shtetit ajo ka drejtuar zyrën e Evropës Jugore. Ajo ka shërbyer gjithashtu si asistente speciale e ndihmës sekretarit të shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin.

Në këtë rol, ka qenë pjesë e delegacionit amerikan në bisedimet shumëpalëshe mbi programin nuklear të Koresë së Veriut. Kim ka qenë Konsull Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut. Yuri Kim e propozuar nga presidenti Trump pritet të zërë vendin ambasadorit Donald Lu të larguar në maj të 2018-ës. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. Duken sa te vemendshem kane qene ata te senatit qe po degjojne ambasadoren e ardhshme ne shqiperi. Shikoni si ja ka fut gjumit ai qe ndodhet ne krah te djathte te ambasadores….

  2. Deri ne fund te dhjetorit salihu do te shaje ambassadoren e shba,si ka bere prej 22 vjetesh,dhe ju shpellare do kenaqeni

  3. Mvaret se me cfare memdjeje vjen. Deri ne fund te dhjetorit mund te fillokme te merrene te rilinsoret, njelloj sic u moren me Macronin dhe te shpqen

  4. I uroj pune te fryteshme ne Shqiperi. Do te me pelqente qe zonja te fliste dhe per ndihmen ekonomike SHBA, ti japi Shqiperise. Se fjalimi i saj ne Senat me dha ndjesine se kjo eshte me teper ushtarake se sa dipllomate.

  5. SE MES JE DHE TI SI lu dhe kjo qe eshte ketu se keta SHQIPEIA ishte mjellur 90% hashash dhe keta nuk e shikonin keta PRA LU SHKONTE dhe PROTESTONTE me dy plaka te zgjedhura nga rama PER REFORMEN NE DREJTESI sikur ata dy plaka dinin gje per lindjen e mesme ky ka qen LUJA TI TE SHOHIM POR ME CE KUPTOJ JU NUK BENI PUNEN E DEPERTAMENTI TE SHTETIT NUK NDJEKNI POLITIKEN E SHBA PO TE TUAJN PERSONALE SHBA NJE MIKE E KOMBIT SHQIPTAR NE 2-SHEKUJ NJE KOMBI MADHE BIE KETU NE SHQIPERI CA PACAVURE. NGELET PER TU PARE ZONJE.SUKSESE NE DETYREN E RE .

  6. Në situatën që ka krijuar kryeministri Rama në Shqipëri, shqiptarët presin se kur do të vijë dita që drejtësia për të cilën ka investuar kaq shumë SHBA e BE, të mos ndëshkojë vetëm varfanjakët që nuk kanë para për të paguar energjinë elektrike, por edhe shtetarët e lartë që kanë bërë veprime anti ligjore e antikushtetuese me pasojë grabitjen e qindra milionë eurove, apo ndëshkimin e atyre funksionarëve politikë e administrativë që në bashkëpunime me mafien e drogës kanë vjedhur apo blerë votat në zgjedhje.
    Po të ndëshkohen këta keqbërës e të sekuestrohen pasuritë e tyre të vëna në rrugë të panderëshme, jo vetëm ai 2% i buxhetit për NATON mund të realizohet mbrenda disa muajve, por mund të dyfishohen sëpaku edhe pagat e pensionet.

  7. Shikoni kete jurin sa brilant eshte ne mendim,le pastaj ne shkrim,keshtu I do salihu dhe lulzimja keta,per vilen di gje ti juri sa e bleu ku I gjeti parate

  8. Shqiperin Po e ben do e bejen shqipetaret Po pritet nga keta per 1000 vete nuk bèhet mariza lini e dogji ne 97 luja e kanabizoi keshtu jane ambasadort skan interes veç xhepit Te tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu