• |
ide | kryesore

Aksident në Fushë Krujë-Ishëm, plagosen rëndë tre persona

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fushë Krujë-Ishëm.

Nga informacionet paraprake që vijnë nga terreni, mësohet se janë përplasur dy makina të tipit “Benz”, duke shkaktuar lëndimin e 3 personave.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur Policia për të kryer zbardhjen e plotë të arsyeve dhe të rrethanave të aksidentit. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *