• |
ide | kryesore

Zjarr masiv në Devoll, shpërthejnë municione të ’97-s

Lajme, Të fundit



Zjarri në masivet pyjore të Nikolicës në Devoll, është përshkallëzuar në zonë duke marrë përmasa të mëdha.

Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era, duke mundur kështu të depërtojnë në brendësi të pyllit.

Forcat e shumta zjarrfikëse dhe të ushtrisë që gjenden në vendngjarje, po hasin vështirësi për rivënien e situatës, pasi prej mesditës zjarri është bërë me intensiv. Autoritetet lokale i janë drejtuar për ndihmë autoriteteve greke për të ndërhyrë nga ajri në shuarjen e flakëve.

Pranë vatrës së zjarrit në Nikolicë janë gjetur fishekë që i përkasin vitit 1997, disa prej të cilëve kanë shpërthyer duke vënë në rrezik jetën e banorëve përreth. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *