• |
ide | kryesore

Liverpool, anglezi Milner: “Kur fle, flas… spanjisht”

Sport



Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jets së një sportisti. Kush nuk pushon mirë, vështirë se mund të japë maksimumin në fushë. E kështu profesionistët kujdesen shumë në këtë aspekt. Një sjellje që kuptohet mirë edhe nga një protagonist i Liverpool të Jurgen Klopp. James Milner nuk kursehet kurrë në fushë e kështu duhet të rikuperojë forcat në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjë që përfshin, si shpjegon në një intervistë për Guardian, edhe përdorimin e një aplikacioni që studion gjumin, nivelet e fazës cerebrale e cdo tip aktiviteti gjatë natës. Përfshirë edhe ato të papriturat.

GJUMI – “Nisa të përdor një aplikacion për gjumin vite më parë. Nuk e përdor cdo ditë, por unë e Robertson zbavitemi shumë. Kur e pa më tha, ‘ej, edhe unë flas në gjumë’”. E si tregon mesfushori i Reds, zbulimet që regjistrohen kur je në shtrat mund të jenë shumë… të veçanta. “Në fund zbuluam se jam unë ai që flet ndërsa fle. Vetëm se flas spanjisht. Si kompensim Robertson bën shumë zhurma, duket se je brenda një ferme”. Në cdo rast, niveli i decibelëve të natës në dhomën e atyre të dyve nuk duket se i krijon probleme në fushë, si tregon klasifikimi i Liverpool…

VAR – Ndërkohë, është rasti të flitet edhe për VAR. “Nuk jam fans i madh i VAR. Besoj se flitet tepër. Goal-line technology është e pabesueshme, perfekte. Vendim i menjëhershëm. Por VAR bazohet në opinione e prish atmosferën. Shënon, ka një kaos të madh, pastaj vjen VAR. E ti pret. Është gol? Nuk është gol? Besoj se mund të përdoret nëse përmirësohet. Futbolli është një sport që bëhet me gabimet njerëzore, në fushë e nga ana e arbitrave. Që bëjnë një punë shumë të vështirë e unë jam dakord ti ndihmojmë, por jo në kurriz të lojës. Nëse VAR do ti zgjidhte problemet, doi të isha 100% në favor…”. Por për momentin, për Milner, funksionon më mirë… aplikacioni i tij për gjumin!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *