• |
ide | kryesore

“Mjaft, shumë dhunë në Kili”. Federata e Futbollit ndërpret gjithë kampionatet

Sport



Federata kilene e futbollit (Anfp) ka njoftuar me një komunikatë në faqen e saj ëeb pezullimin e të gjitha ndeshjeve të kampionatit të parashikuara mes të enjtes e të hënës. Një vendim i marrë nga autoritetet politike vendase e nga forcat e rendit, duke parë situatën e vështirë që po kalon vendi amerikano jugor. Për motive sigurie, futbolli ndalet e Federata nënvizon: “Nuk mund të jemi të jashtëm me atë që po ndodh e ndaj realitetit të përditshëm që po përjetojnë mijëra kilenë e kilene”.

“Nuk janë kushtet për të luajtur – ka thënë Rodrigo Robles, drejtues i ngarkuar për administrimin e kompeticioneve kombëtare – Nuk pretendojmë të zbresim në fushë me cdo kusht. Episodet e fundit të dhunës në Santiago, duke i shtuar edhe manifestimet e reja të programuara gjatë javës, na kanë shtyrë të marrim këtë vendim”. Kështu ndalojnë ndeshjet e Primera Division, Primera B, Segunda Division, kampionati femëror, e edhe ato të të rinjve. Mbeten gjashtë javë për tu luajtur deri në mbylljen e kampionatit elitar, përvec gjysëmfinaleve të Kupës së Kilit, që duhet të luhen në dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *