• |
ide | kryesore

Përmbytje të mëdha si pasojë e shirave të dendur në Britaninë e Madhe

Arkiva, Planet



Britania e Madhe pësoi sot përmbytje të mëdha, pasi disa lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në fundjavë.

Midlands ishte rajoni më i dëmtuar, sipas Agjencisë së Mjedisit që dha 82 paralajmërime dhe 117 alarme për përmbytje, njoftoi agjencia e lajmeve “Press Association”.

Si pasojë e reshjeve të fundjavës pati vonesa të trenave, përmbytje të rrugëve dhe anulime të ndeshjeve të futbollit.

Në Hereford u përmbytën të paktën 20 shtëpi dhe banorët në një azil duhej të shpëtoheshin, ndërsa pjesë të qendrës së qytetit Stafford u mbyllën për shkak të përmbytjeve.

Në raport thuhej se në zonën perëndimore të Midlands, lumi Severn, më i gjati në Britaninë e Madhe, rrezikonte të përmbytej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *