• |
ide | kryesore

Real Madrid, Hazard pranon: “Të mbash 7 e Cristiano Ronaldo nuk është e lehtë”

Sport



Në Madrid, që pas largimit të Cristiano Ronaldo, nuk është gjetur asnjë i denjë për të bërë të harrohet portugezi. Mariano nuk bëhej fjalë të kishte impaktin e CR7 edhe pse i veshën fanellën me numër 7, por ardhja e Eden Hazard i bëri tifozët merengues të shpresonin. Kampioni belg, megjithatë, nuk po arrin të ketë shkëlqimin e ditëve londineze e për tu shpjeguar flet për tv e Real Madrid. Fantazisti, i mbërritur këtë verë në kryeqytetin spanjoll, ka folur për tema interesante. Nga transferimi i tij tek blancos, deri tek ‘pesha’ e fanellën me numër 7, ajo e veshur nga Cristiano Ronaldo.

FANELLA – Pas një nisje të turbullt, Hazard gjeti golin e parë me Blancos, një fanellë që, ashtu si e pranon ai vetë, nuk është si të tjerat: “Të mbash numrin 7 pas Cristiano Ronaldo nuk është e lehtë. Flasim për një uniformë e një lojtar me aq shumë histori“.

NË MADRID – Për Hazard nuk ishte e lehtë të mbërrinte tek Real. Chelsea nuk donte të bënte pa të e vetë blegu duhej të përpiqej për tia arritur qëllimit: “Kur mbaroi Botërori në Rusi doja të shkoja tek Real Madrid, por nuk ishte e mundur dhe qendrova edhe një vit tek Chelsea”. “Duhet të them se Chelsea e kuptoi dëshirën time dhe më la të largohesha, edhe pse me një vit vonesë”. Në Madrid më dhanë besim edne pa arritur dhe kjo më bëri të isha i sigurtë në hapin që do bëja: “Kisha folur me Florentino Pérez e më ka thënë se po më priste. Pastaj fola edhe me Modric e mësova se të gjithë donin të më shihnin në Madrid”.

IDHULLI – Pasi foli mbi objektivat sezonalë e momentin jo shumë ekzaltues të Real Madrid, Hazard është ndalur edhe tek Zidane: “Do japim gjithcka për të fituar cdo trofe të mundshëm. Jam këtu për të fituar. Zidane? Nëse të pëlqen vërtetë futbolli, duhet të adhurosh Zidane, je apo jo lojtar i Real Madrid. Kur isha fëmijë, për mua ishte më i miri. Doja ta shihja Zidane të luante. Të stërvitem pranë tij më bën të lumtur”.

KOMBËTARE – Një episod kurioz është edhe ajo e zgjedhjes së Kombëtares: “Kombëtarja franceze? Folëm për ca kohë, sidomos kur debutova me Lilla, por unë jam belg e kështu vendosa të luaj për Belgjikën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *