• |
ide | kryesore

Rimerret në pyetje Marsida Qatja, mori 20 mln lekë për të heshtur për trafikun e kokainës

Lajme, Të fundit



Marsida Qatja, nëna e tre fëmijëve, në banesën e të cilës ndodhi ngjarja tronditëse e pak javëve më parë në qytetin e Kavajës, është rimarrë në pyetje nga Prokuroria mesditën e sotme.

Rimarrja në pyetje e Qatjas motivohet nga deklaratat e saj të fundit në media. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Tirananews.al”, Qatja deklaroi se ka marrë një shumë prej 20 milionë lekësh nga disa individë, në shenjë dëmshpërblimi, pasi sikurse shprehet edhe ajo, “po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin një grup në burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë, Dritan Haxhollin dhe me një të plagosur, policin e burgjeve Bledar Toçi. Arsyet e ngjarjes vijojnë të jenë të pazbardhura, por pistat ku përqendrohet hetimi janë dy: xheloza dhe trafiku i drogës. Ndaj Qatjas është vendosur masa “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, pak ditë më parë, Policia i sekuestroi 30-vjeçares pasaportën  për të mos e lejuar që të largohet nga vendi. ©Lapsi.al



3 Comments

  1. Edhe ly nipi i deputetit Fatmir Toci te Ridhjerjes trafilkant droge qenks.Keta sikur jane anetaret e klanit te Panlo Eskobarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *